Takimi PS-PD-LSI/Berisha: Meta i ka nxjerrë Ramës kartonin e kuq

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e sotem Rama-Basha, ku i pranishëm është dhe kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili.

Berisha e cilëson pjesëmarrjen e LSI-së në këtë takim si thyerje të protokollit për takimet dypalëshe. Ai shprehet se ky vendim i Kryeministrit, për të pranuar edhe LSI-së në takimin me Bashës, mund të jetë një presion që Meta i ka bërë aleatit të tij, Rama.

Postimi i Berishës në Facebook:

“Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?!

Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD – PS”, Edi Rama e ktheu ne takim trilateral duke shkelur rende protokollin e takimeve te kesaj natyre. Cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Rames kartonin e kuq per koalicionin, mundet qe Rama beri kete se do te ndaje me Meten bllokimin e reformes ose Meta e ka detyruar te ndaje me te suksesin!?

Sidoqofte kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka perpara dy bashkekryetare te aleances te vellezerve armiq, te pasigurte me njeri tjetrin por te pasigurte me veten e tyre!

Le te urojme te dashur miq nje marreveshje te ndershme ne interesin me te mire te shqiptareve! sb”.

Nis takimi, Basha 5 minuta me vonesë

SHKARKO APP