Takimin i BE mbyllet pa marrëveshje për negociatat. Sot vendimi final

Takimi Këshilli i Europës nuk ka arritur të marrë një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takimi i 28 krerëve të shteteve të BE ka përfunduar në orën 02:00 pa një dokument final. Pritet që vendimi për procesin e negociatave me këto dy vende të merret ditën e sotme.

Debatet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dominuar mbledhjen Këshilli të BE.  Në orën 01:50, Preben Aamann, zëdhënësi i presidenti të Këshilli të Eruropës, njoftoi se takimi u mbyll vetëm me një konkluzionet e përbashkëta të 28 vendeve për Turqinë, pa dhënë detaje për çështjet e tjera.

Ndërkohë diplomatë që ishin pjesë e takimit thanë për gazetarët se nuk ka pasur një qëndrim konsensus për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, më herët, mediat në Bruksel, Eur Activ dhe Politico.eu raportojnë se në tavolinë janë hedhur disa variante për të ndryshuar qëndrimin e Francës që është kundër hapjes së negociatave. Një variant është ai ndarjes së Shqipërisë dhe hapjes së negociatave vetëm me Maqedoninë e Veriut.  Ndërsa një tjetër ide e diskutuar është ajo e shtyrjes së vendimit deri në maj 2020 për të dy vendet, derisa të realizohet kërkesa e Francës për reformimin e procesit të zgjerimit.

Agjencia e lajmeve, Eur Activ raporton se Italia dhe Gjermania kanë refuzuar miratimin e këtij varianti që ndan dy shtete nga procesi. Mësohet se përfaqësuesi italian ka deklaruar se në rast të hapjes së negociatave pa Shqipërinë, Italia do të votojë kundër Maqedonisë së Veriut duke bllokuar procesin. “Bisedimet e anëtarësimit janë prioriteti kryesor i Italisë në Këshillin Evropian”, është shprehur një diplomat evropian për Eur Activ. Roma nuk do të pranojë asnjë ndarje midis dy shteteve ballkanike si mundësi për zgjidhjen e këtij ngërçi. Italianët janë të bindur se Bashkimi Evropian do të japë një sinjal më të fortë nëse bëjnë një lëvizje në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por përveç Francës, janë Holanda dhe Danimarka që po shprehen gjithashtu kundër.

Takimi i krerëve të BE do të nis sot në orën 09:30, ku do të jen dhe konkluzionet finale dhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

SHKARKO APP