Talenti Sokol Paja, Editori i ri i gazetës “Dielli “ në SHBA

Prej pak ditëve gazetari dhe intelektuali nga Shqipëria, Sokol Paja, është bërë editori i gazetës “Dielli” në SHBA.
Miqtë e tij shkruajnë se “Një kapitull i ri, i cili duhet të ndjekë udhën e “bukurshkimit shqip” , që pishtarët e mëdhenj të dijes dhe nderit të Kombit tonë e nisën dhe qëndisën ndër vite”.
 Kush është Sokol Paja?
Sokol Paja është formuar në Kolegjin Jezuit At Pjetër Meshkalla në Shkodër. Ka studiuar për Gazetari-Komunikim në Universitetin e Tiranës, Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Doktoraturë në Komunikim Masiv pranë Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Paja ka punuar si gazetar në shtypin e shkruar në Tiranë për 6 vjet dhe për 7 vite me radhë punoi si Pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Elbasanit dhe Shkodrës. Ai ka mbajtur pozicionin e Shefit të Departamentit e Zv.Dekanit në disa universitete private në Tiranë . Më herët ka kontribuar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Tiranë.
Sokol Paja është vatran (VATRA) prej 2 vitesh dhe mban detyrën e Këshilltarit të Mediave e Marrëdhënieve Publike pranë kryetarit të “Vatra” (SHBA), shoqata më e madhe e shiqptarëve të Amerikës.
Aktualisht Paja studion pranë Lehman College në New York për Gazetari dhe Studime Mediatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?