Taulant Balla: Berisha po luan lojën e tij që raportimi i Altin Dumanit të mos zhvillohet normalisht
Sot duhet të raportojnë në parlament drejtuesit e Institucioneve të Drejtësisë, por debati shkoi në konflikt me shumë në lidhje me ato që do të thotë kreu i SPAK.
Sherrnajë e madhe vazhdoi prej dy orësh në sallën e parlamentit për mënyrën e raportimit në seancë të Altin Dumanit, kreut të SPAK.
Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit, theksoi do të zbatohet Rregullorja e Kuvendit, ku deputeti shkruan para seancës pyetjet me shkrim dhe drejtuesi i SPAK përgjigjet siç e mendon ai. Por deputetët e PD kërkuan që pyetjet të bëhen me gojë dhe pas raportimit të Dumanit, ata, pra deputetët të kenë të drejtë për të bërë pyetje.
Ndërkohë Taulant Balla iu drejtua Berishës se ti ke qenë që kur erdhi për raportim Ina Rama, prokurore e Përgjithshme ike nga salla e parlamentit në shenjë fyerje ndaj veprimeve të saj për arrestimin e krejt zinxhirit të Gardës së Republikës, ku u vranë protestues të PS në sheshin para kryeministrisë. Edhe sot, shtoi Balla, po luan lojën që të mos zhvillohet kjo seancë raportimi e Altin Dumanit.
KOHA JONË SONDAZH

