Taulant Balla: Edhe në rastin Lulzim Basha në vitin 2007, Këshilli i Mandatëve ka zgjatur 75 ditë!
Taulant Balla, pas akuzave të PD-së se PS-ja në rastin Balluku se po e zgjat me qëllim afatin e vendimit të Këshillit të Mandatëve sqaroi se precedentë të tillë ka patur edhe në kohën e pushtetit të Berishës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla kujtoi se Këshilli i Mandateve ka pasur raste kur ka marrë deri në 75 ditë kohë për shqyrtimin e një kërkese, duke përmendur konkretisht rastin e ish-ministrit Lulzim Basha, lidhur me çështjen e rrugës Durrës–Kukës.
Sipas Ballës, kërkesa në atë rast kishte mbërritur në Kuvend më 15 tetor 2007 dhe u votua në seancë plenare vetëm më 27 dhjetor 2007, çka dëshmon se Kuvendi ka ndjekur edhe më parë procedura të zgjatura në raste të ndjeshme dhe me peshë politike.
Ndërkohë mbledhja e dytë e Këshillit të Mandatëve për rastin Balluku u la për datën 19 janar 2026.
KOHA JONË SONDAZH

