Taulant Balla:”Ti Sali ke urdhëruar djegien e gazetës “Koha Jone”!

Sot në seancë parlamentare deputeti Taulant Balla, në cilësinë e numrit dy të grupit parlamentar të PS-së iu drejtua Berishës duke thënë se ...”një hall tjetër i Saliut sot është një fakt tjetër i rëndë i bërë publik. Sot është bërë publike nga ana e Izet Haxhisë, urdhri personal i Sali Berishës për djegien e gazetës “Koha Jonë”, me emër me mbiemër dhe personat e përfshirë në djegien e gazetës. Sali urdhëruesi dhe me radhë, Agron Kuliçaj dhe persona të tjerë të përfshirë në djegien e gazetës “Koha Jonë”.

Më pas deputeti Balla iu drejtua ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se duhet të dërgoni specialistë të ministrisë në bashkëpunim me Prokurorinë për ti marrë dëshminë në Turqi Izet Haxhia për çfarë ka deklaruar për djegien e Gazetës me të madhe të pavarur të asaj kohe”.

Ja se çfarë deklaroi, ndër të tjera, dje Izet Haxhia, njeriu që ishte në vitin 1997  bodigardi i ish-Presidentit Berisha:“…….U thirr me urgjencë në presidencë gjenerali i sapoemëruar Bashkim Gazidede dhe u ngarkua nga Padishahu t’i jepte një mësim të mirë këtyre të “kuqve” të gazetës “Koha jone” që kishin nxitur rebelimin e kuq në jug. Atë pasdite të trazuar kishte filluar nën drejtimin e Shabës shpërndarja e armëve të dhëna nga SHIK-u për militantëte PD-së. A thua se partia jonë nuk e kishte emrin demokratike, por NacionalSocialiste. Aty nga ora dy e natës një grup shiksash që ishin në drejtim të kësaj ekspedite ndëshkuese të përbërë edhe nga rekrutët e sapoarmatosur të Shabës dhe pjestarë të policisë rrethuan e sulmuan këtë gazetë.E kam ndjekur në distancë këtë akt vandal sepse nuk duhej të dukesha, pasi ngaqë njifesha kompromentoja këtë veprim terrorist edhe pse me të thënë të drejtën duart me hanin për të shkaterruar këtë fole “armiqsh” të popullit ku në të vertet ne po tregonim se ishim në armiqtë e medias së lirë. Operacioni drejtohej nga shefi i grupit operativ t SHIK-ut Arjan Çengo dhe moren pjesë edhe oficeri i policisë me origjinë nga Tropoja Bajram Hajdarmeta…..”.

Për këtë ngjarje akti terrorist ndaj medias së lirë ka një çështje penale Nr.314 datë 10.04.1997, në prokurorinë e Tiranës, për të cilën ka patur një vendim mosfillimi të procedimit penal në prill 1997, porse me shkresën nr 1150/8 me datë 18 dhjetor 2006 Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka shfuqizuar vendimin e mosfillimit. Eshtë hetuar disa herë,  dosja penale është nisur sa nga prokuroria në drejtim të policisë së Tiranës, por prapë kthyer në prokurori. Prapë nga prokuroria tek policia e anasjelltas. Prej 19 vitesh kjo dosje  bën udhën prokurori-polici-prokurori. Pezullohet, rifillon, prapë pezullim për mosgjetje autorësh, ndonëse dihet edhe publikisht se redaksinë e gazetës “Koha Jone” e dogji shteti në 3 mars 1997 diku nga ora 02.00 e ku gazetari Zamir Dule u sakatua nga shikasit e Gazidedes në redaksi e me pas në komisariatin numër tre në Tiranë. Po kështu edhe shoferi i gazetës Anesti Nikolla.

Tani Izet Haxhi hapi “Kutinë e Pandorës”, pas 19 vitesh.

SHKARKO APP