Të dënuarit kanë bërtitur gjatë gjithë kohës në gjykatë: “Allahu Akbar!”

Është dhënë këtë të martë në mbrëmje vendimi nga Gjykata për Krimet e Rënda për 9 personat e akuzuar për veprime terroriste. Të 9 personat u shpallën fajtorë dhe për të gjithë u dhanë 106 vite burg në total nga 152 burg që kërkoi prokuroria.

Bujar Hysa, 18 vjet burg

Genci Balla 17 vjet burg

Gerti Pashja 17 vjet burg

Zeqir Imeri 16 vjet burg

Orion Reci 13 vjet burg

Verdi Morava 13 vjet burg

Edmond Balla 13 vjet burg

Fadil Myslimani 2 vjet burg

Astrit Tola, 7 muaj burg

Familjarët dhe të pandehurit kanë reaguar ashpër në sallë. Ata kanë kërcënuar gjykatën, prokuroren madje edhe gazetarët. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar disi situatën. Të dënuarit kanë bërtitur gjatë gjithë kohës “Allahu Akbar!”

SHKARKO APP