Të ndalojmë ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë

Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri rrezikon të ekstradohet në Serbi. Gjykata e qytetit të Dubrovnikut në Kroaci vendosi ekstradimin e tij në autoritetet e Beogradi. Në Serbi Morninës është person i shpallur në kërkim, pas ngritjes së dronit me flamurin “Autochtonous” në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes ku pati sherre dhe tensione  mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ekstradimi i tij në Serbi mund të sjellë dhe dënimin me burg të motivuar politikisht.

Një ditë pas vendimit të gjykatës në Dubrovnik kanë reaguar dhe institucionet shqiptare. Ministri i Drejtësisë, Ministri i Brendshëm dhe vetë Kryeministri Edi Rama janë vënë në lëvizje. Drejtuesit e institucioneve shqiptare kanë kontaktuar me autoritetet kroate për të sqaruar atë që po ndodh me Morinën. Pavarësisht pjesës ligjore të urdhër-kërkimit nga autoritetet në Serbi, fakti është se akuza e Beogradit janë politike ndaj Morinës. Sepse ai akuzohet për ngritjen e flamurit shqiptar gjatë ndeshjes dhe jo për vepra penale.

Burime nga Kryeministria bën të ditur për mediat se kreu i qeverisë, ka nisur kontaktet me palën kroate për zgjidhjen e çështjes. Mësohet se pala shqiptare i ka shprehur asaj kroate shkeljen e të drejtave për Ballist Morinën, duke e paralajmëruar se ai rrezikon përndjekje dhe trajtim anti-njerëzor në Serbi.

Federata e Shqiptare e Futbollit

Edhe FSHF është vënë në lëvizje për rastin, duke informuar palën kroate për atë që ndodhi në stadiumin e beogradit dhe rrezikun që i kanoset ismail Morinës. “FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë.”

Tifozët Kuq e Zi i kanë dal në mbështetje Ismail Morinës – Ballistit. Ata kanë paralajmëruar protestë para Kryeministrisë, sot nga ora 19:00, për të ndaluar ekstradimin nga Kroacia në Serbi..

Nga informacionet e fundit Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin në Serbi, pasi prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner  me mbishkrimin “Autochtonus” solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshje.

Ministri Demiraj takon ambasadoren kroate: Gjykojeni drejt!

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj thotë se ka kontaktuar me ambasadoren kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga lidhur me rastin e Ismail Morinës. Morina është ndaluar nga autoritetet kroate dhe katër ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi. “Vetë ministri Demiraj dhe familjarët e zotit Morina, ka vënë në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj çështje” thuhet në një njoftim të shpërndarë për median nga ministria e Brendshme. “Përmes njoftimit mësohet se ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj çështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”, thuhet në një reagim të Ministrisë së  Punëve të Brendshme.

Ministri i Drejtësisë, kërkesë zyrtare Kroacisë

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina, ai ka marrë kontakt urgjent zyrtar, me autoritetet kopetente kroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë e ekstradimit të tij në Serbi.

Për këtë qëllim, me shkresën nr.4782, datë 28/07/2017, drejtuar Ministrisë së   Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, Ministri Bardhi i ka kërkuar zyrtarisht homologut të tij kroat, mos miratimin e kërkesës për ekstradim, duke vlerësuar se   kërkesa për ekstradim bie ndesh me Konventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.  Në këtë shkresë, Ministria e Drejtësisë ka marrë angazhimin që në një kohë sa më të   shpejtë, të përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë në Kroaci, të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë se jemi përpara një shkeljeje politike, për të cilën bazuar në nenin 3 të Konventës së Këshillit të Europës “Për Ekstradimin”, nuk mund të akordohet ekstradimi. Ministri i Drejtësisë, në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate, ka argumentuar se në rast ekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht, për shkak të shtetësisë së tij dhe gjendjes personale apo shoqërore, çka përbën shkelje të një të drejte themelore të njeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim.

Për këtë qëllim, ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin   e Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’i vënë në dispozicion të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë përdorimin politik nga autoritetet serbe, të ngjarjes së ndodhur në stadiumin e Beogradit, në Nëntor të vitit 2015, si dhe sjelljes çnjerëzore të tifozëve dhe personelit serb të stadiumit, ndaj ekipit kombëtar shqiptar.  Në këtë mënyrë ministria  dëshiron t’i provojë palës kroate, rrezikun real që i kanoset shtetasit Ismail Morina, për shkak të shtetësisë së tij shqiptare, në rastekstradimi në Serbi.  Gjithashtu po sot, z. Bardhi i ka njoftuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkresën që i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, duke kërkuar nga MPJ që të vlerësohet mundësia për ndjekjen e rrugëve të tjera diplomatike, apo marrjes së kontaktit me autoritete të tjera shtetërore të Republikës së Kroacisë, për të mundësuar mos miratimin nga autoritetet kompetente kroate, të kërkesës së Serbisë për ekstradimin e shtetasit shqiptar Ismail Morina.  Gjithashtu kërkohet edhe pranimi nga ana e Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, të kërkesës së Ministrit Bardhi, për mos ekstradimin e tij.  Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e të drejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina dhe ndjekjes së të gjitha rrugëve ligjore dhe institucionale për të penguar ekstradimin e tij në Serbi, jashtë kushteve të lejuara nga konventat ndërkombëtare në këtë fushë.

Çfarë rrezikon Monina me ekstradimin në Serbi

Ashtu sikundër kishim lajmëruar edhe ditën e djeshme, pas bërjes publike të vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Dubrovnikut në Kroaci për ekstradimin e Ismail “Ballist” Morinës në Serbi, Opinion.al siguron sot edhe kërkesën e palës serbe drejtuar asaj kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. Siç shikohet edhe në dokumentin prej 7 faqe, arsyeja përse drejtësia serbe kërkon ekstradimin e Ismail Morinës ka të bëjë me ngjarjen e nëntorit 2014, ku gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian Francë 2016, në fillimin e pjesës së dytë në stadium u shfaq një dron me një baner me mbishkrimin “Autochtonus”. Autorësi e cila më pas u mor përsipër nga shtetasi i vetëidentifikuar si Ismail “Ballist” Morina.

Lëshimi i këtij droni në stadiumin e Beogradit solli trazira në stadium dhe si pasojë ndërprerjen e ndeshjes. Ismail Morina tashmë ndodhet prej më shumë se një muaji i ndaluar nga shteti kroat i cili ka vendosur në shkallën e parë të drejtësisë të pranojë ekstradimin e tij për interes të palës serbe. Ndërkohë që menjëherë pas këtij vendimi kanë qenë të forta reagime brenda dhe jashtë vendit, ku sot është paralajmëruar edhe një protestë masive në orën 19.00 përpara Kryeministrisë me qëllim që organet ligjore të vihen në lëvizje për të të bërë të mundur mosekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Sali Berisha: Morina, viktimë e takimit Rama-Vuçic

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa del në mbrojtje të hapur të Ballist Morines, duke e quajtur ylli i tifozërisë shqiptare dhe i burgosuri politik numër një i Ballkanit, shkruan se ai është viktimë e takimit kokë më kokë Rama-Vuçiç.

Postimi i Berishës: Ballist Morina, ylli i tifozerise shqiptare dhe boterore tashme i burgosuri politik numer 1 i Ballkanit! Ai eshte viktime e takimit koke me koke Rama – Vuçiç!

Te dashur miq, keto dite, nje gjykate kroate, me absurditet absolut ka vendosur te ekstradoje pa asnje shkak ligjor ne Beograd simbolin e tifozeve kuq e zi por dhe njeriun simbol te tifozeve paqesor ne bote; Ballist Morinen.

Ky eshte sot i riu me i persekutuar, me i ndjekur ne Ballkanin e mbushur me kriminelet me te rrezikshem te te gjitha llojeve dhe qe qarkullojne te lire edhe ne zyrat kryesore shteterore. Nderkohe qe krimi i tij i vetem, ishte leshimi i nje droni me banderolen e nje harte sui generis dhe portretet e Ismail bej Vlores dhe Isa Buletinit mbi stadiumin e Beogradit gjate ndeshjes midis kombetareve te Shqiperise dhe Serbise.

Me kete akt historik, i riu Ballist Morina i beri nje sherbm te madh paqes. Ai i tregoi mbare botes se cilat jane permasat e verteta te primitivizmit te nacionalizmit serb, ndaj dhe ai u be pa medyshje star i tifozerise botetore. Ballist Morina ishte ceshtje e pare e takimit koke me koke Rama – Vuçiç, ne te cilin Vuçiç i kerkoi Rames arrestimin dhe ekstradimin e tij ne Beograd si hellin e nacionalisteve te Beogradit dhe si shperblim per kete hoqi Olsi Ramen nga rrethi i kuq qe Beogradi e kishte vendosur pas kesaj ndeshje. Pas ketij takimi fillon kalvari i ndjekjes se eger e Ballist Morines.

Edi Rama, siç i kishte premtuar Vuçiçit, do arrestohej ne Tirane para zhvillimit te ndeshjes se kthimit Shqiperi – Serbi ne Elbasan, sikur te ishte ndonje terrorist.

Arrestimi i tij pa asnje shkak real u be me qellim ekstradimin e tij ne Beograd, por, reagimi i forte i publikut dhe simpatia e madhe ne tifozerine boterore e tij, detyruan Ramen te heqe dore nga ky akt antinjerezor dhe antikombetar. Por natyrisht kalvari i Morines vazhdonte. Ate e ndiqnin ne emer te serbomadhise tre shtete te Ballkanit; Serbia, Shqiperia dhe Maqedonia. Me ne fund, me kombinime te turpshme te fshehta dhe nderhyrje te denueshme, Edi Rama arriti qe, me vendimin absurd te nje gjykate te nje vendi mik, te hedhe ne gojen e ultranacionalisteve serb, siç kishte premtuar Vuçiçit, te riun Ballist Morina, duke e shnderruar keshtu yllin e tifozerise boterore ne te burgosurin politik numer nje te Ballkanit!

Duke denuar me force te gjitha kurthet dhe inskenimet politike ndaj te riut Morina, u bej thirrje autoriteteve kroate te rishqyrtojne kete vendim te padrejte. Ju bej te gjithe organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut si dhe institucioneve nderkombetare si OSBE, Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, te bejne gjithcka qe i burgosuri politik Ismail Morina te lirohet menjehere! sb.

Mesazhi i Lork Canës për Morinën

Ballist (Ismail) Morina rrezikon që të ekstradohet në Beograd, pasi është i shpallur në kërkim për shkak të ngritjes së dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në 14 tetor 2014.

Vendimi është dhënë dje. Të gjithë kanë nisur një fushatë për lirimin e tij.

Kësaj fushate i është bashkuar edhe ish-kapiteni i Shqipërisë dhe kapiteni në ndeshjen ndaj Serbisë, Lorik Cana.

Ai ka bërë thirrje për lirimin e Ballist Morinës pas lajmit se ai mund të ekstradohet në Serbi.

SHKARKO APP