Të rinjtë: Vërini vizën vetëm Edi Ramës, mos i vini vizën shqiptarëve!

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në mënyrë simbolike kanë protestuar sot përpara selisë së BE-së në Tiranë. Ata kanë kërkuar nga Bashkimi Europian që t’i vërë vizën Edi Ramës dhe jo të rikthejë regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Protesta e të rinjve vjen një ditë pasi Parlamenti i Holandës miratoi vendimin që i kërkon Komisionit Europian rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Parlamenti holandez në dokumentin e miratuar e justifikon kthimin e vizave për gjithë qytetarët e Shqiptarë me rritjen e kriminalitetit që vjen në këtë vend nga emigrantët shqiptarë.

Video e protestës dhe parulla e të rinjve është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale. Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili shprehet në një postim në Facebook se të rinjtë: “Kanë zgjedhur të përçojnë mesazhin kuptimplote për BE-në, që Shqipëria dhe të rinjtë e duan integrimin europian ndaj kërkojnë që BE-ja t’i heqë vizën Edi Ramës, por jo shqiptarëve të pafajshëm”.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/314330459480020/

SHKARKO APP