“Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Çfarë pret akoma qeveria?!”

Shqipëria është goditur një stuhi e fortë që ka shkaktuar dëme të pallogaritshme. Gjithë vendi është nën ujë dhe situata përkeqësohet nga momenti në moment. Fatëkeqësia natyrore ka shkaktuar viktimat e para. Janë me qindra familje të evakuara, mijëra banesa të përmbytura, rrugë të shkatërruara dhe zona të tëra me banorë të izoluara. Sinoptikanët dhe ekspertët e përmbytjeve thonë se më e keqja ende nuk ka ardhur. Situata mund të kalojë në një fatkeqësi natyrore të përmasave të pamenaxhueshme.

Edhe pse jemi në një gjendje krize totale në gjithë vendin, Qeveria ende nuk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në qeveri funksionon një komitet emergjencash që ndjek situatën, por shpallja e gjendjes së Jashtëzakonshme ende nuk është marrë si vendim.

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar sot se Qeveria duhet ta shpallë sa më parë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi qytetarët duhet të marrin mbrojtjen e shtetit.

“Shqipëria po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve. Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret? Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren. Kryeministri nuk mund te jete komentator.  Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme. Koha nuk pret. Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit”,- u shpreh Petrit Vasili në Facebook.

Nëse më parë nga përmbytjet janë goditur zona të veçanta, si Shkodra apo Vlora këtë herë nuk dëmet e stuhisë nuk janë të izoluara. Goditja është e njëllojtë në gjithë vendin, si në Shkodër, Tiranë, Gjirokastër apo Vlorë.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend u jep mundësinë institucioneve për një organizim me efikas. Nga ana tjetër, banorët e dëmtuar kanë shpresë së do të marrin dëmshpërblimet, në bazë të ligjit për fatkeqësitë natyrore. Gjithashtu, me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Shqipëria mund të kërkojë dhe ndihmën e vendeve të tjera. Por në momentin që qeveria thotë se nuk ka asnjë problem, asnjë institucion i huaj apo vend fqinj nuk e sheh të udhës të ndihmojë.

Lajmet e fundit për situatën e përmbytjeve në gjithë vendin:

http://www.kohajone.com/2017/12/01/tirana-ishte-mbreme-ne-kaos-sot-fieri-dhe-vlora-rrezikojne-shume-nga-dalja-e-lumenjve/

SHKARKO APP