FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të shtëna në Itali mes shqiptarëve, 1 i vd*ekur dhe 2 të plagosur

Një shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Itali, pas të shtënave me armë që ndodhen brenda një lokali në qendër të Frosinone.

Sipas mediave vendase, shqiptari u vra me armë zjarri në hyrje të barit pas një konflikti mes dy grupesh. Dy plagosurit janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe oficerët e Skuadrës Fluturuese. Sipas hetuesve, një grup klientësh me origjinë shqiptare kanë qenë të pranishëm në lokal dhe janë përplasur me dy persona që kanë mbërritur me një makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një shkëmbimi të ashpër, një burrë nxori një armë dhe qëlloi drejt grupit, duke goditur katër prej të pranishmëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme“- tha kryebashkiaku i Frosinones.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?