Të shtunën Asambleja e PS zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm
Asambleja e Partisë Socialiste e dalë nga Kongresi i fundit do të mblidhet këtë të shtunë për të zgjedhur Sekretariatin e Përgjithshëm.
Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë është një funksion që rikthehet në parti, pas heqjes së këtij mandati në vitin 2011 kur u bënë dhe ndryshimet në statut. Me Statutin e ri, Sekretari i Përgjithshëm merr detyra të rëndësishme në drejtimin e partisë, sidomos kur ajo është në pushtet dhe kryetari është Kryeministër i vendit.
Aktualisht rolin e Sekretarit të Përgjithshëm e kryen kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, i cili është Gramoz Ruçi.