Presidenti Meta: Artistët po protestojnë kundër vendimit korruptiv. Shumë turp, shumë turp nga Qeveria!
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për situatën te Teatri Kombëtar, aty ku nuk mungoi përplasja mes Policisë dhe artistëve që kanë dalë në mbrotje. Kreu i Shtetit i bën thirrje Policisë që të mos ushtrojë dhunë ndaj artistëve, “të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht”.
Në vijim postimi i plotë i Presidentit:
“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.
As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!
Po sot kreu i shtetit ka bërë lëvizjen e radhës në mbrojte të Teatrit Kombëtar dhe kauzës së artistëve. Presidenti Ilir Meta do të dorëzojë personalisht në Gjykatën Kushtetuese padinë për shpallje antikushtues ligjin e miratuar nga Kuvendit që lejon shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”,- njoftoi zyra e shtypit e Presidencës.
Lexoni edhe…
- Artistët thyejnë rrethimin policor, futen brenda Teatrit (Video)
- Teatri i rrethuar me policë, opozita u bashkohet artistëve (VIDEO)
- Maliqi thirrje policisë: Hidhni kapelet dhe mos rrihni artistët e qytetarët
- Thirrja e Edmond Budinës nga brenda teatrit: Na ndihmoni të mbrojmë kulturën shqiptare
- Basha nxjerr fotot brenda Teatrit: Krenar për forcën e qytetarëve
- Malaj thirrje Majkos dhe Braçes: Qeveria të bllokojë shkatërrimin e Teatrit
- Përplasja te Teatri, një person rrëzohet në tokë