Drejtori i Teatrit Kombëtar Çuli pyetet në polici për gazetarin e ABC news

Pas denoncimit të gazetarit të Abc News, Eni Shehu, policia e Tiranës ka marrë sot në pyetje drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në Teatrit Kombëtar.

Gazetari Shehu u dhunua fizikisht nga drejtori i teatrit. Incidenti shkaktoi reagim të shoqatave të gazetarëve në Shqipëri dhe gjithashtu nga organizatat ndërkombëtare të mediave.

Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro i është kërkuar të shkarkojë drejtorin, por deri më tani ajo s’ka ndërmarrë asnjë veprim, përkundrazi i ka dalë në mbrojtje të tij. Aktin e ka dënuar edhe opozita. Ndërkohë qw Çuli ka thënë se kjo është e sajuar nga media dhe nga gazetari për ti shërbyer dikujt që donin ta punësonin por ai nuk ua mori në Teatrin Kombëtar se ishte e paaftë.

SHKARKO APP