Tek skandali botëror edhe dy kompani, tre përfitues dhe 22 pronarë shqiptarë
Nga Shqiperia rezulton se se ka dy kompani, tre përfitues dhe 22 pronarë aksionesh në parajsën fiskale të zbuluar në Panama.
Nëse i hedh një sy hartës së publikuar ku janë 38,000 kompanitë e zbuluara, shikon se Shqipëria figuron me dy kompani, tre përfitues dhe 22 pronarë aksionesh.
Ende nuk janë bërë publik emrat, por nën dyshim janë me siguri një kompani e madhe nafte që ka zyrat në parajsa fiskale dhe kompania e një ish-politikani. Mendohet se njeri është i lidhur me një zyrtar të lartë qeveritar.
Të dhënat zbulohen nëse klikon mbi Shqipërinë. Personat që kanë fshehur pasurinë në zonat offshore pritet të publikohen së shpejti në media, pasi mbi 11 milion dokumenta do të bëhen publike.
http://www.kohajone.com/2016/04/04/cfare-jane-panama-papers/