Temperatura mesatare për të tre muajt e verës 2024 më e larta në histori
Temperatura mesatare për të tre muajt e verës 2024 ka qenë 0,69 gradë celsius mbi vlerën përkatëse të referencës së krahasimit me vitet nga 1991 deri më 2020. Kësisoj niveli më i lartë deri tani i temperaturave për verën e ka tejkaluar atë të viteve të mëparshme.
Rekordi kishte dhënë shenja qysh përpara. Qershori 2024, sipas të dhënave të ekspertëve të Copernicus, me një temperaturë në sipërfaqe prej 16,66 gradë Celsius ka qenë më i nxehtë se asnjëherë më parë. Në korrik ishte po ashtu nxehtë mbi mesataren, një rekord nuk u arrit për fare pak.
Për gushtin edhe pse nuk është matur niveli i ri maksimal, me një mesatare prej 16,82 gradë ka qenë kaq i nxehtë, sa në rekordin e deritanishëm të regjistruar në gusht 2023./ DW