Tension në Kuvend/ Akuzat e Berishës për Ramën, PS ndërpret seancën (VIDEO)

Seanca plenare është ndërprerë  për 5 minuta pas akuzave të Berishës drejt Ramës se ka ndërruar emrin për ti shpëtuar  dosjes spanjolle.

Ka qenë nënkryetari i grupit parlamentar deputeti Taulant Balla i cili kërkoi ndërprerjen e seancës. “Nuk më pengoni të them të vërtetën.  Unë e kam thirrur në emrin e vërtetë. Se nga Evdin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle dhe për shkak të akuzave Kadrovski për shkaqe që duhet ti sqarojë”,- tha Berisha.

Seanca e rifilluar u ndërpre me kërkesë të kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruçi  i cili kërkoi dy minuta pushim. Ruçi i ka kërkuar disa herë nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi që të mos i jepte fjalën Berishës. Mes Ruçit dhe Idrizit pati replika derisa u ndërpre seanca.

Pas ndërprerjes së seancës, Berisha ka folur për gazetarët jashtë Kuvendit. Ai u është rikthyer dhe njëherë akuzave për kreun e qeverisë.

“Unë s’ja kam ndryshuar Emrin. Unë e kam thirru në emrin origjina. Unë e ftova ta sqaroj. Ekziston një akuzë për të, për një dosje krimi. Ai të vijë në Kuvend dhe të thotë se pse e ka ndryshuar emrin”,- tha Berisha.

Ai është pyetur nga gazetarët dhe për ndryshimin e datës së tij të lindjes. “Është një teknikalitet. E kam bërë për arsye teknike”,- tha Berisha. Ai tha se ndryshimi i emrit me ditëlindjen nuk është njëlloj. Ai tha se nuk e ka fshehur këtë të dhënë.

Pjesë nga debatet në Kuvend

Idrizi: Z. Berisha, ju lutem të ruajmë etikën…

Berisha: Ky kriminel (RamA), të vijë këtu.

Balla flet pa mikrofon: Mjaft. Mbylle gojën. Kërkoj pesë minuta pushim.

Berisha: Të vij këtu. Të shpjegojë pse ka ndërruar emrin? Pse u thotë të tjerëve veriu është kriminel.

Balla ngrihet në këmbë: Mbylle gojën.

Berisha-Ballës: Ik mor kriminel, rri aty ti, nuk të pyet kush ty. Zotëri…

Idrizi: Ndërpritet seanca, 5 minuta pushim.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7gUo3hvM7JA&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP