Tensione mes protestuesve dhe ministrave të qeverisë “Rama” para Parlamentit
Mijëra qytetarë janë mbledhur para sallës së seancave të Kuvendit, për të protestuar kundër qeverisë. Ndërkohë që deputetët dhe ministrat e PS kanë hyrë në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.
Deputetët dhe ministrat kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës. Ndërkohë nuk kanë munguar dhe incidentet. Teksa ministri Blendi Klosi ishte duke hyrë në oborrin e Kuvendit, disa protestues janë lëshuar drejt tij duke e qëlluar dhe me sende të forta. Policia ka ndërhyrë në kohë për të shmangur përplasjen dhe ka neutralizuar protestuesit e dhunshëm. Fatmirësisht sendet e forta që janë hedhur në drejtim të ministrit nuk e kanë prekur atë.
VIDEO/Momenti kur sulmohet ministri Klosi
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/376374673197649/
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/350408952349491/