Tensione në Shkodër, qytetarët i vëndosin flakën një KZAZ. Lezha në shtetrrethim

Fillojnë djegiet e KZAZ-ve. Vendimi i kryeministrit Rama për të shkuar me 30 qershor në zgjedhje pa datë zgjedhje, pasi presidenti e ka shfuqizuar këtë datë për të mos patur përplasje civile, po sjell që policia të pushtojë KZAZ-të dhe të rrethojë zonat përreth tyre si në shtetrrethim.

Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër. Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti. Burimet bëjnë me dije se në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.

Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

“Meqënëse objektet e shkollës janë asete në pronësi të Bashkisë Shlkodër dhe administrohen si territore nga bashkia Shkodër këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga  Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.”

Bashkia e mbyll kërkesën për të cilën ka vënë në dijeni dhe drejtorinë rajonale arsimore në Lezhë (nga varet arsimi në Shkodër) duke nënvizuar: “Përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizmi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit”

Kërkesa mban firmën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Po kështu dhe në Lezhë, kryebashkiaku Fran Frroku ka dërguar shkresë për lirimin e mjediseve që po përdoren si KZAZ. Por thirrjes së kryebashiakut, policia i është përgjigjur duke e futur krejt zonën në shtetrrethim të plotë.

Me sa duket po shkohet drejt përplasjes civile, por pak me herët se data 30 qershor.

Qytetarët përplasen më policinë në Shkodër

Pamjet nga përplasja në Shkodër 

Çfarë ndodhi paradite në Tropojë dhe Lezhë

Gjatë ditëve të fundit, shumë bashki në vend kanë filluar t’i kërkojnë KQZ-së që të mbyllë zyrat e KZAZ-ve, të cilat sipas dekretit të Presidentit nuk mund të zhvillojnë zgjedhje më datë 30 qershor.

Sot paradite, në Tropojë janë thyer xhamat dhe dera e KZAZ-së së qytetit në shenjë proteste ndaj vendimit të kryeministrit që don zgjedhje pa dekret dhe datë zgjedhje.

Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve. Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së. Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’. Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit.

Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve. Po kështu të gjitha bashkitë e drejtuara nga PD, LSI dhe PDIU. Me sa duket kryeministri synon përplasjen dhe dhunën në datë 30 qershor.

SHKARKO APP