Tenton ta përdhunojë,për pak burri sa nuk lë “peng” organet gjenitale!
Gruaja e divorcuar që plagosi me thikë dhe dëmtoi në organet gjenitale ish-punonjësi i CEZ-it, që tentoi ta përdhunonte, i telefonoi fill pas ngjarjes gruas së dhunuesit.
Gruaja, e cila është e moshës rreth 35 vjeçe, pasi e goditi disa herë me thikë H. B. ka njoftuar me telefon bashkëshorten e tij, duke i kërkuar të mbërrijë në shtëpinë e saj dhe ta largojë nga aty, ndryshe do t’i priste organet gjenitale.
“Panorama” shkruan se autori është iniciale H.B., rreth 60 vjeç dhe i ka shpëtuar për mrekulli nga pasojat e goditjeve me thikë dhe mjete të tjera mprehëse nga gruaja e re, shkruan lapsi.Mësohet se ai, në gjendje të dehur, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një femër në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës, por jo vetëm ka hasur në rezistencën e gruas së divorcuar, por është qëlluar disa herë me thikë, madje mendohet se është tentuar prerja e organeve gjenitale të agresorit.
Ngjarja e rëndë është mbajtur sekret nga mjekët e spitalit të qytetit Bulqizës dhe policia lokale për mediat, por burime jozyrtare kanë arritur të nxjerrin në dritë ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Bulqizës, pak ditë më parë.
Mësohet se, në momentin kur ish-punonjësi i CEZ-it ka mbërritur në spital, në gjendje kritike, me plagë të rënda në dy kofshë, mjekët e urgjencës i kanë telefonuar Komisariatit të Policisë dhe kanë informuar se një shtetas me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse ndodhet në spitalin e qytetit.
Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur menjëherë në spitalin e Bulqizës.
Kanë kontaktuar me shtetasin me inicialet H.B. dhe kanë kërkuar prej tij të tregojë rrethanat e ngjarjes.
I plagosuri nuk ka treguar kush e kishte dëmtuar me thikë në gjymtyrët e poshtme, por pas hetimeve është mësuar se ky person kishte hyrë në banesën e ishgruas së T.H. dhe kishte tentuar ta përdhunonte.Policia lokale po heton nëse është 35-vjeçarja G.H. apo dikush tjetër që e ka goditur disa herë me thikë shtetasin H.B., fqinj me gruan e re.
Mjekë të spitalit të Bulqizës, që kanë qenë të pranishëm gjatë mjekimit të të dëmtuarit, nuk thonë se kush e ka sulmuar këtë person dhe as se cilat janë pjesët e dëmtuara të trupit, por thonë se ai është mjekuar prej disa ditësh në spitalin e qytetit.Ndërsa efektivë të Policisë Bulqizë thanë se çështja është në hetim e sipër, por nuk është bërë publike për arsye etike.
Autorja e ngjarjes rezulton të jetë e divorcuar dy herë dhe është nënë e tre fëmijëve.Me burrin e dytë ajo është ndarë rreth 1 vit më parë, pasi ai e denoncoi për dhunë.Madje, në atë kohë, i shoqi i saj kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga Policia e Bulqizës.