Tërmet, cunam dhe tmerr në disa ishuj grekë. Të vdekur dhe të plagosur

Mediat greke dhe botërore japin lajme për një tërmet të fortë në zonën afër dy ishujve grekë Rodos dhe Kos, ku pas tërmetit shkatërrimtar pati edhe cunami.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6,7 të shkallës Righter i cili tmerroi të gjithë Mesdheun, ka bërë që të gjithë turistët që ishin në Turqi apo në ishujt grekë, të kalojnë natën në rrugë pasi vetëm aty mund të ndiheshin të sigurt, ata kanë marrë dyshekët e hoteleve dhe janë shtrirë në rrugë.

Sipas Daily Mail turistët anglezë, gjermanë, hollandezë dhe rusë janë më të shumtit që zgjedhin të pushojnë në këta ishuj gjatë kësaj periudhe.

E ndërsa nga raportimet deri më tani nga tërmeti kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë 120 të plagosur, ndërkohë kërkimet në rrënoja vazhdojnë.

 

Ambasada shqiptare në Athinë reagoi për tërmetin në Ishullin Kos. Sipas ambasadës dy shtetas kanë humbur jetën, një turk dhe tjetri suedez, ndërsa nuk ka shqiptarë të lënduar.

Pas interesimit pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez). Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar. Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë.

Siç shikohet nga fotot cunami ka hyrë në ishull duke marrë gjithçka përpara.

Η επόμενη μέρα στην Κω με τον φακό του zougla.gr

SHKARKO APP