Tërmet i fortë 5.1 ballë te fqinji i Shqipërisë
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë u regjistrua në brigjet e Kalabria në orën 05:53 të mëngjesit.
Lëkundjet sizmike u ndjenë në Reggio Calabria, Messina si dhe në zona të tjera të Siçilisë dhe Kalabrisë, raportoi La Repubblica.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra e tërmetit ishte pranë bregdetit të Detit Jon, në një thellësi prej 65 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Ka patur paslëkundje të afërta me tërmetin e parë.
Zona e Mesdheut futet në zonën e zjarrtë të tërmeteve.
KOHA JONË SONDAZH

