Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet live konferenca e presidentes (VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 goditi jugun e Meksikës të premten, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe ndërprerë për pak minuta konferencën e përditshme të presidentes Claudia Sheinbaum. Epiqendra ishte pranë bregdetit të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi prej 35 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Autoritetet njoftuan se deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale. Presidentja Sheinbaum, e cila ndodhej në Mexico City, ndjeu dridhjet dhe u evakua së bashku me gazetarët, por konferenca rifilloi pak më vonë. Në kryeqytet nuk janë shënuar dëme, megjithëse shumë banorë dolën jashtë të alarmuar.
Shteti Guerrero përfshin edhe zonat turistike të Acapulcos, që vijon rimëkëmbjen pas uraganit shkatërrues të vitit 2023. Autoritetet monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë për mundësi paslëkundjesh.
🚨🌎 “Con calma, por favor” Así fue como la presidenta Claudia Sheinbaum percibió el sismo durante la mañanera y pidió desalojar sin pánico a los asistentes 🏃♂️🧘♀️ #Sismo #CDMX #AlertaSismica pic.twitter.com/RYF92NMmxu
— POSTA CDMX (@POSTACDMX) January 2, 2026
KOHA JONË SONDAZH

