Tërmeti në mesnatë 4.6 ballë, një viktimë në Lushnjë
Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndier në mesnatë në vendin tonë. Lëkundjet e tërmetit 4.6 ballë u ndjenë fort në Lushnjë, Elbasan, Tiranë si dhe në zonat afër Lushnjës.
Mësohet se një 20 vjeçar nga Lushnja ka vdekur nga paniku i tërmetit duke u rrëzuar në shkallët e shtëpisë.
Sipas VolcanoDiscovery rezulton: Një tërmet mesatar me magnitudë 4.4 ballë goditi 33 km larg Tiranës, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri, mëngjesin e hershëm të së dielës, më 14 janar 2024 në orën 1.17 me orën lokale (Europë/Tiranë GMT +2).
Thellësia e vogël e tërmetit bëri që ai të ndihej më fort pranë epiqendrës sesa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme.