Termeti politik nga përgjimet e Shullazit nga Prokuroria dhe SHISH
Ka marrë rrjedhë interesante arrestimi i Shullazit. Policia nuk kishte dijeni se ai përgjohej edhe nga SHISH ,ndaj ka një habi në disa segmente të policisë se çfarë ai ka folur me pjestarë të policisë e që sherbimet sekrete i kanë përgjuar dhe ia ka çuar edhe një sherbimi sekret perendimor.
Denoncimi i biznesmenit Arjan Zika ka qenë një nga pikat kyçe të hetimit delikat ndaj Emiljano Shullazit.Në shkurt 2016 një garazhi në pronësi të këtij shtetasi ju vu bombë ndërsa pak kohë më vonë Zika ka deponuar.
Deponimi i tij është trajtuar me ekstra-procedurë nga një bërthamë shumë e ngushtë njerëzish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Fill pas deponimit shtetasi Arjan Zika është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje mësohet se është pyetur edhe nga sherbimet e atjeshme, duke dhënë deshminë e cila ka kaluar edhe në departamentin e shtetit. Ndaj duket se ambasadori Lu e përmendi publikisht disa javë më parë.
HashtagAL ka mësuar se Zika është shtetas shqiptaro-amerikan; dhe mban dy emra; ai njihet dhe me emrin Jani Zerka.Nënshtetësia e tij amerikane i ka krijuar denoncuesit një koracë mbrojtje të dyfishtë; Zika ishte dhe në vëmendjen e autoriteteve të SHBA; ndonëse hetimi i rastit të tij ka qenë ekskluzivitet i një grupi të ngushtë specialistësh shqiptarë.
Zika ka qenë i pari person që ka regjistruar një kallëzim për kanosje dhe gjobëvënie ndaj Emiljano Shullazit; por nuk ka qenë i vetmi i kanosur për të cilin grupi i prokurorëve dhe SHISH-i kishin dijeni.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se në fillim të vitit 2014 nisën disa këmbime informacionesh mes Prokurorisë-Policisë dhe SHISH për grupin e Shullazit; por tentativat për dokumentimin e veprimtarisë së tij kriminale dështuan. Mes palëve nisi mosbesimi; dikush e informonte Shullazin dhe ai ishte përherë një hap para. Ka informacione se SHISH ka të dhëna supër sekrete nga përgjimet e Shullazit çka mund të sjellë termet në politikë nëse publikojnë përgjimet të cilat i ka edhe prokuroria.
Ka qenë kjo arsyeja që më pas SHISH(i cili është aktori kryesor i interceptimeve speciale) të ndryshonte strategji dhe të ndiqte një ekstra-procedurë me interceptimin dhe survejimin e grupit të Shullazit.
Duket se strategjia ka funksionuar dhe sot prokuroria disponon nga SHISH një dosje voluminoze me të dhëna që dokumentojnë gjobëvënien.
Ende nuk është bërë e ditur natyra e këtyre interceptimeve ndërsa dëshmia e Arjan Zikës përfaqëson një nyje të rëndësishme proceduriale që e konkretizon pretendimin e prokurorisë.
Por përtej detajeve të aksionit konspirativ mbi interceptimin e grupit të Shullazit; skandali i vërtetë në këtë histori mbetet mosbesimi i thellë që prokuroria dhe SHISH kishin tek organet e policisë.
Ende nuk dihet nëse SHISH disponon të dhëna shtesë mbi ndikimin e Shullazit në organet e policisë, por dihet që ka një frikë të madhe në pushtet se çfarë kanë SHISH dhe Adriatik Llalla në zyrat e tyre, e cila mund të shkaktojë termet të fortë në politikën e ditës. Mësohet se prokuroria do të kërkojë caktimin e masës “arrest me burg” për të ndaluarit. Veprimet hetimore të kësaj çështje po kryhen nga drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.Ndërsa gjyqtari që do të caktojë masat është Sandër Simoni, Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Simoni mësohet të ketë firmosur edhe vendimin për përgjimin e të ndaluarve.Nga këto përgjime, Prokuroria thotë se janë përfituar elementë të vlefshëm, të cilët faktojnë akuzat e ngritura për gjobëvënie, përvetësim prone, shantazh, vendosje eksplozivi dhe grup i strukturuar kriminal. Janë përgjuar disa numra telefoni dhe kërcënimi kryhej në emër të Emiljano Shullazit.Në rastin e biznesmenit Jani Zaka, kërcënimi, sipas policisë dhe prokurorisë, është kryer personalisht nga Shullazi. Në përgjim, prokuroria ka mbajtur për një kohë të gjatë dy të ndalurit, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.Edhe në bisedat e tyre, prokuroria thotë se ka gjetur elementë të vlefshëm që provojnë përfshirjen e tyre në veprat kriminale për të cilat akuzohen.
Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.
Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.
Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit.
Megjithëse kjo kontratë dhurimi është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese, hetimet kanë filluar me iniciativë dhe pa asnjë kallëzim. Një burim jozyrtar i tha Top Channel se nuk ka ende një kallëzim për gjobëvënie për këtë çështje, pasi dhuruesit shqiptarë kanë refuzuar të denoncojnë.
Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobëvënies.
Por do të duhet dëshmia e ortakut që ka dhuruar hotelin për të verifikuar nëse ai e ka bërë këtë me dëshirë, apo i kërcënuar.Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1.200 metra katrorë parking në Tiranë.
Prokuroria thotë në rrugë jozyrtare se përveç Jani Zakës dhe babait të tij Arjan Zaka është kërcënuar edhe një kushëri i tyre, me emrin Mario, i cili ishte ngarkuar me detyrë nga të dyshuarit që t’i bindte të kryenin operacionin financiar që kërkonte Shullazi.
DËSHMIA E PLOTË/ Biznesmeni i kërcënuar Jani Zaka rrëfen takimin me Shullazin
Mbrëmjen e 3 Shkurtit, rreth orës 20:00, një bizmesmen u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Jani Zaka, 40 – vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, kërkoi të kontaktonte me një nga drejtuesit e policisë.
Ai i tha oficerit roje se kishte marrë një kërcënim me jetë. Oficerit të Policisë Gjyqësore që nisi t’i marrë deklaratën i përmendi emrin e Emiljano Shullazit dhe të Blerim Shullazit.
Ai tha se Shullazi i kishte kërkuar që t’i kalonte në pronësi një parking nëntokësor me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë, pranë Policisë Bashkiake.
Kërkesa vinte pasi personit që Jani Zaka ia kishte blerë, shtetasi Fatmir Sinani, i kishte thënë se parkingu kushtonte më shumë sesa ishte paguar.
“Para disa vitesh, tek Nesheraku, i kam blerë shtetasit Fatmir Sinani një parking nëntokësorë me sipërfaqe 1200 m katror, për një vlerë prej 300 mijë euro. Parkingun e kam blerë me kontratë porosie, pasi pallati është i pahipotekuar. Fatmiri, pasi më bëri shitjen më ka thënë se parkingu kushtonte më shumë seç ia kisha blerë unë. I jam përgjigjur se, në qoftë se më kthente lekët, në çdo moment do t’i ktheja pronën këtij shtetasi.
Por në vend të përgjigjes nga Sinani, Zaka thotë se është kontaktuar nga Emiljano Shullazi.
“Para dy ose tre muajsh më ka ardhur tek garazhi një person i gjatë, të cilit nuk ia di emrin dhe më thotë që të kërkon Emiljano Shullazi…
Ditën tjetër me telefonon rreth orës 13.00 ky person, si datë nuk më kujtohet dhe më thotë se po të presim tek lokali mbrapa Xhakës.
Unë kam vajtur tek lokali dhe atje ishte dhe Emiljano, i cili më priste në lokal.
Emiljano më thotë, çfarë garazhdi i ke mbajtur peng Fatmirit. Unë i kam thënë që nuk i kam mbajtur peng garazh, por më ka shitur garazh dhe ai më thotë, zgjidheni me Fatmirin këtë problem. Për këtë gjë unë kam vënë në dijeni dhe kushëririn tim Mitri Prifti”.
Në polici ka dhënë deklaratën e tij edhe Mitri Prifti. Ai ka thënë se Jani ka qenë shumë i frikësuar nga kërkesa për të takuar Shullazin.
“Jani mbas këtij takimi ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim Fatmir Sinanajt dhe i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm problem nuk dua. Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj i kishte kthyer përgjigje duke i thënë, tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t’i bindësh se e di çfarë të gjen”.
Mitri Prifti ka dhënë detaje edhe për takimin me Emiljano Shullazin.
“Në datën 02.02.2016, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona, rreth orës 11.00, tek Neshraku. Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë, hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani i ka thënë, që marr taksi dhe vij vetë dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk do të pres ty. Jani shkon tek një lokal i kuq mbrapa qendrës “Globe” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin e hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim, të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësinë që ai të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të. Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë”.
Pas këtij takimi, Jani Zaka dhe kushëriri i tij marrin një tjetër kërcënim.
“Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. dhe më thotë: Mario ti je? – unë i them – po, kush je?” Më thotë jam Blerim Shullazi, i thuaj kushëririt tënd Jani të vijë për dy minuta tek lokali, se përndryshe do vish ti në vend të tij. Unë i kam thënë se, nuk kam si t’i them se nuk kam numër të tij dhe nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjt e mi. Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte, duke më thënë se, “o djalë do të më qash me duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”, por unë i kam thënë se nuk vij, se nuk jam në Tiranë dhe i kam mbyllur telefonin. Personi më ka marrë përsëri në telefon dhe më ka thënë, ku je se do të vij unë dhe unë i kam thënë, as dua të të njoh dhe as dua të më njohësh. Personi më tha në çfarë ore vjen në Tiranë dhe unë i kam thënë se vij në orën 19:00, por ai më tha në orën 17:00 të jesh tek lokali, pasi jam unë që i përcaktoj oraret dhe jo ti dhe duke më sharë, më mbylli telefonin”.
Një muaj më pas, më 13 Mars të këtij viti, në derën e garazhit të Jani Zakës shpërthen një sasi tritoli.
Dëmet ishin të vogla, por për policinë dhe prokurorinë, që kishte nisur hetimet, ky ishte një paralajmërim. Jani Zaka ishte larguar ndërkohë jashtë vendit, bashkë me familjen.
Policia, më datën 09 Shkurt, materialet hetimore – proceduriale ia kishte dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda me materialin referues, deklarim të Jani Zakës dhe Mitri Priftit, për vlerësim dhe cilësim të saktë juridik./tv klan
Berisha: Asnjerit në polici nuk ia mban të fotografojë Shullazin
Ish-kryeministri Berisha shtron një pyetje që ndoshta e bëjnë të gjithë këto dy ditë nga arrestimi i Emiljano Shullazit.
Pse nuk ka asnjë foto e video të tij i shoqëruar me policë?
Sipas Berishës, Policia e Shtetit nën drejtimin e Saimir Tahirit nuk ka lënë foto e video pa publikuar, as të atyre që shkelin rëndom rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa për Shullazin s’ka asnjë foto. Më poshtë komenti i plotë i Berishës:
Shullazin s’ka kush ta fotografoje!
Te dashur miq, kohet e fundit eshte bere praktike pune qe cdo aksion policor, person i ndaluar apo i arrestuar publikohet me figure dhe video ne lentet mediatike te Saje qorrit qe nuk i permend dot emrin Milit dhe Edvin Shullazit, qe ishte bere sot vrere e stere i zi nga tronditja.
Zellit mediatik per te treguar punen e palodhur te Tahirit nuk i kane shpetuar as shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor.
Ata, pervec gjobes u eshte dashur te shohin veten ne media si ornament te fasades te luftes ndaj krimit.
Por sot kane kaluar 72 ore dhe nga zyrat mediatike te Saje dhe Edvin Shullazit nuk ka dale qofte dhe nje foto apo video e vetme e ndalimit te vrasesit dhe gjobvenesit, simbolit te fuqise kriminale te partise siçiliste.
Per Edvin Shullazin, arrestimi i diktuar i nenkryetarit te tij per problemet e sigurise, nuk eshte as arritje dhe as sukses, por humbja tejet e rende e nje qendre te cmuar te pushtetit, qe paktet nuk i ben me qytetaret por me kriminelet!
Shullazi paralajmëroi biznesmenin Zika me tritol te dera e garazhit