Presidenti Thaçi sulmon egër Sali Berishën: Gërmadhë politike!

Presidenti Thaçi në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut akuzoi fort dhe rëndë ish-kryeministrin Berisha.

Pas përplasjeve në distancë, Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha si “gërmadhë politike”, duke e akuzuar për qëndrime armiqësore ndaj UÇK-së gjatë kohës së luftës.

“Unë çuditëm si zoti Berisha nuk ka pasur guximin qytetar dhe as politik ta kundërshtojë opinionin e këtij projekti nga presidenti Rugova, akademiku Qosja dhe Daci. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës, paralele me luftën e Milloshevicit në terren, ka qenë dhe propaganda e zotit Berisha për UÇK-në maksiste-leniniste etj. Kam shkuar në zyrën e tij pas lufte dhe kemi pasur komunikim. Kur kam qenë kryeministër, kemi pasur respekt reciprok. Tani nuk kuptoj dhe shprehem i keqardhur për gjendjen e tij emocionale, si gërmadhë e skenës politike shqiptare”, ka thënë Thaçi.

Kjo është akuzë e rëndë e presidentit kosovar ndaj ish-kryeministrit Berisha. Pritet reagimi i ish-kryeministrit Berisha.

SHKARKO APP