Thahet liqeni i Fierzës. Berisha: Digat u zbrazën qëllimisht nga qeveria “Rama”

Liqeni i Fierzës ka arritur në nivelet minimale. Kaskada e Drinit është stakuar për të mos prekur sasinë e ujit në basenet e hidrocentraleve. Sipas specialistëve të energjetikës, kjo situatë ka ardhur për shkak të thatësirës së madhe. Për të kryer furnizimin me energji duhet që buxheti i  shtetit të shpenzojë 50 milionë euro gjatë muajit korrik dhe gusht. Thatësira e madhe që ka prekur Shqipërinë ka detyruar kompaninë e shpërndarjes të bëjë dy herë importe gjatë Korrikut, ndërsa shpenzimet për blerjen e energjisë kanë prekur fondin e investimeve të OSHEE-së.

Ndërsa institucionet e shohin problemin te thatësira, ish-kryeministri Sali Berisha ka një tjetër shpjegim për këtë situatë. Në një postim në Facebook ai shprehet se tharja e kaskadës së Drinit ka qenë e qëllimshme. Bersha flet për zbrazje elektorale të kaskadës nga qeveria “Rama”, në rast se PS-ja do të humbiste zgjedhjet.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

“Paraliza provizore e Kaskadës se Drinit, deshmi e papergjegjshmerise dhe korrupsionit te Edi Rames, akrabase se tij Çela dhe dudum ministrit Gjiknuri! Të dashur miq, sot u njoftua se niveli i ujit ne kaskaden e Drinit ka arritur nivelet historike me te ulta qe kane diktuar de facto mbylljen e saj. Shkaqet themelore te ketij zhvillimi qëndrojnë, me shumë se sa në thatësirën e zgjatur, në zbrazjen elektorale te digave nga OSHEE dhe qeveria ne tremujorin Prill-Qershor, periudhe ne te cilen rezerva ujore ne diga duhej ruajtur dhe energjia, duhej blere pasi ne periudhen prill-qershor ajo gjendej ne treg me nje çmim 2-2,5 here me te lire se sa ne periudhen korrik-gusht.

Por kjo nuk ndodhi sepse Rama donte te linte token e djegur per kundershtaret ne rastse do humbiste zgjedhjet. Genjeshtrat se energjine nuk e blene pas dt 25 maj ministrat teknike, eshte sa bajate aq dhe e pavertete. Rama pregatiti vendimin e qeverise ne qershor per blerjen e energjise ne kundershtim me ligjin. Kete detyre ligjore te OSHEE, ai, ne kundershtim me ligjin donte t’ia ngarkonte KESH. Kjo vetem e vetem se nuk kishte Çelen ne OSHEE, me te cilin ndane fitimet e tenderave.

Keto qëndrime, përveç nderprerjeve masive te energjise ne sezonin turistik gjobisin me te pakten 50 milion euro qytetaret shqiptare me mbifaturime etj etj, vetëm për shkak te çmimit me te cilin blihet sot energjia! I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimin per kete abuzim elektoral, korruptiv te Rames, Gjiknurit dhe famozit Çela. sb”

SHKARKO APP