Thirrja e Kryeministrit Rama: Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba!

Kryeministri Rama ka postuar në facebook një mesazh:

JU LUTEM

JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi

Swiss Digital Mobile Reklama

FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi.

NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik

JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH.

JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz.

Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…

JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR

e-albania.al/dhuro

ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?