Thirrja e Vasilit: Qytetarë, ejani të mbrojmë Teatrin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve që shkojnë në mbrojte të Teatrit Kombëtar, i cili do të prishet nga qeveria “Rama”.
Vasili shprehet se nëse sot nuk mbrohet Teatri nga qytetarët, nesër nuk do të mbetet asnjë shenjë identifikuese e Tiranës.
“Qytetarë të Tiranës ejani të mbrojmë Teatrin, zemrën e Tiranës nga vandalët, hajdutët dhe kriminelet. Këta çakenj duan ta shqyejnë dhe ndajnë Teatrin mes njeri tjetrit. Ose e mbrojmë sot ose nesër në Tiranë nuk do mbetet asnjë rrënjë e qytetit tonë. Koha nuk pret!!”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.
Reagimi i Vasilit vjen pak pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Teatri Kombëtar do të shembet, pavarësisht protestës së artistëve dhe qytetarëve.

Dita e stome ka nisur me përplasje të forta mes artistëve dhe policisë, e cila ka tentuar të hyjë në ambientet e Teatrit Kombëtar për të nxjerrë mobiliet jashtë dhe më pas nisjen e shembjes. Policia ka dhunuar aktorët si dhe qytetarët që janë përpjekur të ndalojnë nxjerrjen e pajisjeve të Teatrit Kombëtar jashtë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP