Thoma Gëllçi zgjidhet drejtori i ri i RTSH. Mori një votë edhe nga PD

Radio Televizioni Publik Shqiptar tashmë ka një drejtor të ri. Thoma Gëllçi u zgjodh këtë të premte drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, duke zëvendësuar kështu Martin Lekën , i cili ishte i komanduar prej dy vitesh.

Këshilli Drejtues i RTSH-së, organi që zgjedh drejtorin, dha 7 vota pro kandidaturës së gazetarit Thoma Gellçi, nga 11 anëtarë që ka në përbërje. Gëllçi kandidonte në këtë post me aktorin dhe artistin Petrit Malajn.

Këshilli Drejtues ka si formulë 5 anëtarë të votuar nga parlamenti që janë të mazhorancës dhe pesë nga opozita. Kurse Kryetari i Keshillit Drejtues zgjidhet direkt nga parlamenti. Pra sipas llogarive deri tani mazhoranca kishte 6 vota nga 7 që duheshin sipas ligjit. Por gjithë këto muaj sherri u bënë për një votë dhe kjo duhej nga rradhet e PD-së, të cilën e gjetën sot në votim. PD kishte deklaruar se asnjë nga anëtarët e saj në KD nuk do ta votonte “njeriun e Ramës ,pra Thoma Gëllçin”, por PS-ja ndryshoi formulën e zgjedhjes me ligj, duke frikësuar anëtarët e Keshillit që nëse nuk e votojnë me tre herë rradhazi shkrihet Keshilli Drejtues .

Gjithsesi nga sot RTSH ka një drejtor të ri të përgjithshëm që është Thoma Gëllçi, ish-kryeredaktor i “Zeri Popullit” dhe një gazetar me eksperiencë në tregun mediatik.

SHKARKO APP