Thyhen 5 skulptura të artistit Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka lënë për pak çaste angazhimet e tij politike, për t’u marrë me pasionin e tij të madh, artin. Kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të çelë një ekspozitë në qytetin Rostok, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë.
Por diçka nuk ka shkuar mirë për kryeministrin, pasi një incident ka ndodhur me punimet e tij. Media gjermane ‘Ost See’ shkruan se gjatë transportimit të punimeve të Ramës nga Shqipëria për në Gjermani, janë dëmtuar pesë skulptura qeramike. “Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonin mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe i riparon”, ka thënë Rama”, thuhet në artikullin në fjalë.
Po ashtu në shkrim thuhet se Rama ka shmangur pritjet dhe darkat zyrtare, pasi në Rostok është paraqitur si qytetar i thjeshtC.
“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer”, tregohet më tej në artikull. Po ashtu kjo media nuk ka lënë pa përmendur edhe gjatësinë e kryeministrit shqiptar, si dhe veshjen e tij sportive. Ekspozita do të hapet sot, për të vijuar deri më 6 janar, ndërkohë që bileta do të jetë 4 euro.
“Një hapësirë mahnitëse” – citon gazeta gjermane kryeministrin Rama ndërsa sheh në çdo cep ambientin ku do të ekspozohen veprat e tij. Nga dyshemeja në tavan, çdo mur është i mbuluar me veprat e tij artistike.- thuhet me tej në artikull.