Tirana pa kryetar dege të PS.Emërojnë nëpër lagje nga një kryetar-formal

Në çdo rreth Edi Rama do zgjedhë një kryetar të PS-s.  Por në kryeqytet jo. Për herë të parë në historinë e saj dega e Partisë Socialiste të Tiranës nuk do të ketë kryetar. Të dielën e 29 majit, Asambleja e PS së Tiranës do të zgjedhë nga një kryetar për çdo njësi,, por jo një kryetar të degës. Skema është e ndryshme nga të gjitha qytetet e tjera dhe duket e sforcuar.

Por Edi Rama ka qenë i detyruar të bëjë këtë zgjedhje. Duke dashur të shmangë pakënaqësitë e dy benjaminëve të tij, Erjon Veliaj dhe Saimir Tahiri, Rama zgjodhi të eleminojë postin e kryetarit. Është e njohur tashmë ndarja që ekziston mes Erjon Velisë dhe Saimir Tahirit, njëri kryetar Bashkie, tjetri ish kryetar i degës së PS-së së Tiranës. Të dy pretendojnë të kenë kontrollin e degës më të madhe të socialistëve dhe duket se e kanë vënë në vështirësi kryetarin. Por për momentin me i fortë duket Veliaj se ka edhe lejet e ndërtimit në dorë. Ndërsa ministri Tahiri po goditet fort edhe nga “Miqtë” e Erionit.

Për hatër të dy djemve të preferuar, Rama vendosi ta  lërë bosh atë post. Nëse kjo do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme është ende herët për t’u thënë. Por ndërsa Saimir Tahiri kërkon të ruajë kontrollin në terren, Erjon Veliaj pretendon të rrisë ndikimin e tij gjithnjë e më shumë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kë do të zgjedhë Edi Rama mes të dyve? Një ditë do t’i duhet të marrë vendim. Për momentin organizimi i PS së Tiranës i ngjan abetares së doktor Adhamudhit, e shkruar me gërmat latine që të kënaqen të krishterët, por nga e djathta në të mëngjërt, që të mos zemerohen muslimanët, shkruan lapsi.

“Dy kamberë ” ne një derë , i shkon me shumë kësaj gjendje në PS-në e Tiranës. Por tregon se nuk ka shumë autoritet Rama mbi të dy “djemtë planprishës”.

SHKARKO APP