Tirana shkundet paksa në mesnatë nga tërmeti. Ja lista e pasgoditjeve sonte

Duke filluar nga ora 01.18 Tirana dhe Durrësi kanë provuar disa pasgoditje, jo fort të lehta, ku më i forti është ndjerë në ora 02.18 (të mesnatës). Më pas kanë vazhduar lëkundjet më të vogla.

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë prej mbrëmjes së kaluar në Shqipëri. Pas mesnate sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit janë rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18. E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5.

Të tjerat janë me një magnitudë më të ulët. Por lëkundje të shumta ka pasur edhe prej orëve të pasdites së djeshme deri në mesnatë, rreth 7 të tjera. Epiqendra e tërmetit më të fortë ka qenë rreth 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit me një thellësi, 46 km.

Data: 15/12/2019
Ora: 05:09:47
M=2.5
Place: Deti Adriatik, Gjiri i Lalezit
41.46° N, 19.34° E
Thellësia: 20 KM


Data: 15/12/2019
Ora: 03:55:56
M=3
Place: Deti Adriatik, Kepi Rodonit
41.61° N, 19.47° E
Thellësia: 30 KM


Data: 15/12/2019
Ora: 03:49:10
M=3.5
Place: Deti Adriatik, Kepi Rodonit
41.67° N, 19.29° E
Thellësia: 33 KM


Data: 15/12/2019
Ora: 01:59:45
M=2.3
Place: Deti Adriatik, Kepi Rodonit
41.61° N, 19.47° E
Thellësia: 24 KM


Data: 15/12/2019
Ora: 01:46:30
M=3.1
Place: Deti Adriatik, Kepi Rodonit
41.62° N, 19.25° E
Thellësia: 48 KM


Data: 15/12/2019
Ora: 01:28:53
M=2.8
Place: Palaq, Preze
41.44° N, 19.65° E
Thellësia: 31 KM


Data: 15/12/2019
Ora: 01:18:35
M=4.5
Place: Kuraten, Gjiri i Lalezit
41.49° N, 19.56° E
Thellësia: 46 KM

SHKARKO APP