Tiranë,po shpërndahen trakte islamike radikale:”Të vriten ata që nuk besojnë”

Pas sulmeve terroriste në Bruksel në mediat shqiptarë janë rikthyer në mënyrë intensive diskutimet mbi rrezikun që i kanoset vendit tonë nga radikalët islamikë.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në Ora News, ish-nënkryetari i Konunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi ka thënë se në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstremistët. Sipas tij në këto trakte shkruhet se duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë. Nënkuptimi se është se kush nuk është mysliman duhet të vritet!

Më e keqja akoma është që traktet propagandistike po shpërndahen rëndomë nëpër shtëpi të kryeqytetit, jo thjesht në vende të caktuara ku mblidhet zakonisht elementët me prirje radikale. Pra ato trakte po shpërndahen nëpër pallate e tek dyert e shtëpive të banorëve.
Nuk dihet se në çfarë përmasash është ky fenomen, por nëse është e vërtetë duhet që autoritetet shtetërore të jenë vigjilente. Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit prej nga kanë shkuar shumë xhihadistë të luftojnë për ISIS në Siri.

Pas emisionit ku foli Gjinishi, një intelektual mysliman progresiv e paqedashës, mesohet se SHISH dhe policia e kryeqytetit kanë filluar hetimin dhe survejimin se cilët janë personat që po i shpërndajnë në mënyrë që ti arrestojnë dhe më pas të kapin kokat e këtij truri terrorist në vend. Agjentët sekretë policor janë shpërndarë nëpër lagjet e kryeqytetit për të kapur qoftë edhe njerin prej tyre nga traktoshpërndarësit.

Janë urdheruar kompanitë celulare për përgjimin e telefonave të disa emrave të cilët dyshohen se merren me veprimtari ekstremiste islamike.

Ka kohë që edhe komuniteti mysliman shqiptar ka denoncuar disa xhami të cilat nuk janë urdherat e tij, ndaj kanë nevojë të mbyllen, por akoma nuk ka asnjë veprim nga shteti, ndonëse janë vënë nën survejim nga sherbimet intelegjente.

SHKARKO APP