Tmerr në Berat/ Tre të PS rrahin dhe i shkatërrojnë makinën kryetarit të LSI
Nuk ndalojnë inatet, sherret, goditjet, dhuna etj nga përfaqësues të PS ndaj njërëzve dhe simpatizantëve të LSI. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku Kryetari i LSI-së për njësinë administrative Gjoroven, Krenar Shehu, është kërcënuar me jetë nga disa persona.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Uznovë, ku Gazment Mahmutaj, Gramoz Toto dhe Ramazan Toto, të tre me precedentë penal kanë ndaluar me forcë Shehun.
Mësohet se personat në fjalë, ku njihen si mbështetës të PS-së, të shoqëruar me persona të armatosur, kanë ndaluar përfaqësuesin e LSI-së dhe i kanë shkatërruar mjetin.
Më pas, ata e kanë nxjerrë nga makina duke e dhunuar fizikisht, si dhe e kanë kërcënuar me armë duke i thënë se do ta vrasin atë dhe familjen e tij, nëse LSI-ja del forcë e parë në njësinë administrative Velabisht.
Ngjarja ka precipituar edhe me tej, kur Gazment Mahmutaj i ka kërkuar Shehut që të mos angazhohet më me fushatën e LSI-së, pasi do të përfundojë keq.
Me pas, Gramoz Toto, i ka vendosur pistoletën në kokë përfaqësuesit të LSI-së, duke i thënë se jeta e tij dhe familjarëve vlen vetëm 1 fishek.
Policia e Beratit ka konfirmuar kërcënimin që i është bërë Krenar Shehut, kryetarit të LSI-së për njësinë administrative Gjoroven. “Më datë 16.06.2017, shtetasi K.Sh 46 vjeç, banues në Berat, kallëzon se në lagjen ‘’Uznovë”, është kanosur me armë zjarri nga shtetasit G.T, G.M dhe R.T, me qëllim që ky shtetas mos të angazhohej në fushatën elektorale të një subjekti politik. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorëve”,- njofton Policia e Beratit.
Ilir Meta ka akuzuar për këtë frymë dhe tension përplasjesh pikërisht Edi Ramën. Por java e fundit e zgjedhjeve dhe sidomos dita e zgjedhjeve rrezikon të shtojë konfliktet mes PS dhe LSI. Por të habit fakti se OSBE dhe ODIHR akoma nuk po mbajnë qëndrim në lidhje me këto akte dhune nga ana e PS-së. Para tre ditësh ndodhi një akt makabër ku një i ri i LSI u godit me lopatë në kurriz nga militantë të PS.