Koka e prerë e Bledar Terpollarit ka kaluar në doganën shqiptare?

Ka informacione kontradiktore në lidhje me kalimin e kokës së riut për në Shqiperi. Thuhet se koka e prerë  e Terpollarit të vrarë në Greqi ka kaluar në çantë në pikën doganore greke dhe shqiptare. Kjo nëse ka ndodhur është një makabritet i tmerrshëm.  A ka kontrolluar policia ne kamerat e pikave kufitare për 28 vjeçarin e arrestuar për bashkëpunim në vrasje?

Të tjera fakte janë zbuluar nga policia greke në lidhje me vrasjen e të riut Bledar Terpollari. 28 vjeçari shqiptar i arrestuar si pjesëmarrës në krim ka deklaruar se ishte detyruar nën kërcënimin e armëve që t’u tregonte autorëve vendin ku ndodhej Terpollari dhe se kishte parë të gjithë skemën e krimit.

Pas vrasjes, 28 vjeçari ka deklaruar se koka e të ndjerit është transportuar në drejtim të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se i riu është varrosur në vendlindje në Përmet, por koka e tij nuk është gjetur ende.TV shtetëror grek ERT raporton se dëshmitari ka thënë se krimi ishte makabër, por ka mohuar që të ketë marrë pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, koka u transportua për në Shqipëri, sepse kështu kishte qenë urdhri i vrasësve për shkak të mbajtjes së një sasie parash nga i riu, të cilat ishin përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.I riu u gjet i vrarë rreth dy javë më parë në një kasolle ku punonte si bari pranë një pronari grek. Pasi është vrarë me armë, i ishte prerë koka.

Nuk do të vonojë dhe do të dalin emra të tjerë që do arrestohen në lidhje me këtë ngjarje makabre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?