Tom Doshi: Dua nga gjykata dënimin e Spartak Brahos vetëm me 1 lek!

 Deputeti Doshi kërkon ti bëjë sfidë deputetit të LSI , Spartak Braho. Çështja Doshi-Braho është rikthyer në gjykatë ndërsa ditën e sotme janë lexuar konkluzionet përfundimtare.

Deputeti Tom Doshi ka kërkuar edhe njëherë dënimin e Spartak Brahos për shpifje ndaj tij. Sipas Doshit, Braho duhet ta dëmshpërblejë me një shumë simbolike, vetëm një lek.

“Spartak Braho të dënohet për akuzën e shpifjes e të më dëmshpërblejë me 1 lek”, është shprehur deputeti Doshi para trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI ka kërkuar pushim të çështjes dhe pafajësi.Në kallëzimin penal që Doshi depozitoi në Gjykatë e Lartë para pak muajsh deklaroi se Spartak Braho shpifi publikisht, kur akuzoi deputetin se kishte falsifikuar raportin mjekësor që paraqiti në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve. Ndaj Doshi e cilësoi shpifje deklaratat e Spartak Brahos, ndërsa vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore.

SHKARKO APP