Doshi merret 2 orë në pyetje në Prokurori për pasurinë e tij

Tom Doshi është marrë në pyetje për më se dy orë në Prokurorinë e Përgjithshme diten e sotme. Ai ka dhënë shpjegime në zyrën e prokurores Anila Leka e cila po heton pasurinë e deputetit. I shoqëruar nga avokati i tij, Doshi fillimisht është njohur me akt­ekspertimin që prokuroria ka kryer mbi të adhurat dhe pasurinë që deputeti disponon.

Më pas Doshi është pyetur nëse ka deklarime apo sqarime në lidhje me akt-­ekspertimin. Në vazhdim të seancës, Doshi me gjithë avokatin kanë dhënë shpjegime verbale dhe kanë dorëzuar disa dokumente justifikuese per shumat monetare dhe pasuritë në emër të Tom Doshit. Pasuria e tij po hetohet që prej janarit të këtij viti mbi bazën e një kallëzimi të ILDKP dhe informacioneve që prokuroria ka marrë më pas nga verifikimet e saj.

Prokuroria po heton edhe për një pasuri të deputetit e cila ka vlera shumë të larta. Pritet që prokuroria të marrë një vendim këto javë për pasurinë e Doshit.

SHKARKO APP