Tom Doshi pasi del nga SPAK-u: Isha për zgjedhjet në Rrogozhinë, do ta mbështes SPAK-un fort
Kryesore E Hënë, 24 Shkurt 2025 10:53
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023.
“Kam bërë një takim elektoral në Rrogozhinë, një nga personat që takova ishte në përgjim. Është normale të më thërrasë Prokuroria. E mbështes reformën në drejtësi. Do ta mbështesim SPAK-un edhe në mandatin tjetër“, tha Doshi pasi doli nga SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

