Blair ka shkuar me gruan e ish-mikut të tij, Rupert Murdoch në Kaliforni

Toni Blair shkoi me gruan e mikut të tij, ja faktet.

Mediat britanike kanë shkruar disa herë se shkaku i ndarjes së miliarderit Rupert Murdoch me gruan e tij, Wendi Deng, ka qenë pikërisht Toni Blair. Ish-kryeministri britanik ka qenë mik i ngushtë me Murdoch. Deri më tani këto kanë qenë thjesht spekulime. Por, tashmë në treg ka dalë një libër i Tom Bower, që thotë se provon aferën e Blair me ish-gruan e mikut të tij të ngushtë. Në libër thuhet se Blair udhëtoi me Deng në Kinë, vendlindjen e saj, në vitin 2011. Në vit më vonë ai e vizitoi atë në shtëpinë e tyre në Londër, ndërsa më pas u panë bashkë edhe në një club.

Më pas, Blair shkoi në vilën e Murdoch në Kaliforni, ndërsa Deng i tha të shoqit se do qendronte aty me një mikeshë. Por, në fakt mikesha e saj u largua kur mbërriti Blair. Punonjësit e Murdoch ndërkohë zbuluan edhe disa emaile të bashkëshortes së tij, ku ajo fliste me shumë pasion për Blair, duke thënë se adhuronte trupin e tij, lëkurën, madje edhe të pasmet e tij. Nga emailet doli se ajo, përveç Blair, kishte marrëdhënie edhe me një trajner tenisi në Kaliforni dhe me themeluesin e Google, Eric Schmidt.

Për këtë arsye, më 2013-n Murdoch shpalli divorcin me Deng. Blair pas kësaj u përpoq ta merrte në telefon Murdoch, për t’i thënë se nuk kishte pasur asnjë aferë më bashkëshorten e tij. Pas një sqarimi të shkurtër, Murdoch nuk i foli më kurrë ish-mikut të tij.

SHKARKO APP