Topalli-Imami: Duhet shkarkuar urgjent Lulzim Basha nga kryetar i PD

Plasi në PD. Listat e hartuara nga Lulzim Basha si dhe çadra e përdorur nga ai për interesa familjare kanë nxjerrë sot në konferencë shtypi Jozefina Topallin dhe Arben Imamin. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD. Sipas të dyve, Basha është personi përgjegjës për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë që do të çojnë në humbjen e PD, proces që është bërë në kundërshtim me statutin e PD dhe nga vetëm një njeri. Lulzim Basha, thanë ata, ka bërë pazar me çadrën dhe me Edi Ramën, çka e le Edi Ramën prapë kryeministër pas zgjedhjeve. Kjo është kundër PD dhe demokratëve. Ky është një pazar i pistë i Bashës, theksuan Topalli dhe Imami. Ish-kryetarja e Kuvendit shtoi se kjo nuk është PD-ja që kishte vlera dhe dinjitet, por një PD për interesat familjare dhe personale të kryetarit të PD. Lista e fundit e kandidatëve nuk përfaqëson rininë dhe as PD, por biznese që kanë paguar, interesa okulte dhe kjo vjen nga darkat që Basha ka bërë nëpër vila milionerësh.

Pasi foli për pak sekonda, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli i ka dhënë fjalën Arben Imamit, i cili shpalosi 4 pika, 4 akuza ndaj Lulzim Bashës ku në fund kërkoi shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

“Në emër të znj. Topalli dhe timen

Pas publikimit të listave të PD ka krijuar shqetësim të madh, reagim qytetarë në simpatizantë, për kandidatët, në gazetarë dhe intelektualë, që e kanë mbështetur këtë parti veçanërisht në 3 muajt e fundit dhe kuptojmë që mesazhi i tyre është se se nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në.

– Vendimi për listat është marrë nga vetëm një njeri. Është marrë në shkelje të ligjit. Nuk ka qenë traditë e kësaj partie, që të mos bëhen konsultime.

– Të mblidhen forumet demokratike dhe të shkarkohet Lulzim Basha

– I bëj thirrje të gjithëve që të ecin këtë drejtim sepse nuk ka kohë. E dimë që në 26 qershor do jetë shumë vonë. Kjo është listë humbëse.

Ish-kryeparlamentarja tha se demokratët nuk janë informuar në lidhje me marrëveshjen politike që lideri demokrat bëri më 18 Maj, me kryeministrin Rama, dhe se ky pakt është i dyshimtë.

“Nga data 26 maj edhe zyrtarisht kjo nuk është më PD e vitit ’90. Jo sepse mungoj unë por sepse shpirti i PD-së është zëvendësuar me llogarinë e ftohtë të Republikës së Re. Të preokupuar se përsa kohë në krye të Partisë së Lulzim Bashës, që mban logon e PD-së, Edi Rama do të sundojë dhe do të qëndrojë në krye të qeverisë për një kohë të gjatë. Unë nuk e di se çfarë ka diskutuar Rama-Basha në takimin e tyre. Natyrisht që ka dyshime të shumta për çfarë ka ndodhur dhe cili është projekti i tyre për të ardhmen” – theksoi Topalli.

Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, listat e kandidatëve për deputetë janë klienteliste. “Lista e familjes Basha” e ka quajtur Topalli. Ndaj në këto kushte, të dy demokratët, thonë se Partia Demokratike do të shkojë e sigurt drejt humbjes. Zgjidhja sipas tyre, është shkarkimi i Lulzim Basha nga posti drejtues.

Vlerësojmë se gjendja e krijuar pas publikimit të listave të PD ka krijuar një shqetësim të madh dhe problem serioze në militantët e partisë, në kandidatët, në intelektualët etj. Ne kuptojmë se mesazhi i tyre është që nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD. Ndërtimi i kësaj liste është marrë nga vetëm një njeri, në shkelje të statutit, të çdo ligji dhe si i tillë është nul, por edhe më shumë se kaq. Megjithëse lëngimet tonë, nuk ka qenë traditë e kësaj partie që të mos konsultohet dhe të mos merren vendime aty ku duhet të merren vendimet. Ne kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD-së dhe kërkojmë shkarkimin e personit përgjegjës për këtë situatë, shkarkimin e zotit Lulzim Basha. Ne e dimë që me 26 qershor do të jetë shumë vonë, sepse e dimë që kjo listë do të jetë humbëse”, u shpreh Imami.

Me tej Jozefina Topalli tha se Lulzim Basha vazhdon pazarin herë me Ilir Metën dhe herë me Edi Ramën, natyrisht për interesa familjare dhe klienteliste. Basha e ka shkatërruar PD-në dhe ka marrë siglën dhe vulën e partisë, duke e përdorur për interesa krejtësisht personale.

KONFERENCA:

Pyetje nga gazetarët: Sapo thatë që PD nuk është parti e 1990.A mendoni se ka ardhur momenti tu lihet rradha të rinjve? Nuk është PD e disa emrave.

Topalli: Kur kam hyrë për herë të parë në parlament në ’96, nuk ishte parlamenti më politik, por njerëz me një CV që nderonte jo vetëm parlamentin dhe vendin por i jepte nderim PD. Sot po ndodh e kundërta, jo vetëm që nuk ka konsultime, janë shumë pak demojratë që janë në atë listë dhe jo vetëm që nuk ka asnjë emër që nuk i thotë asgjë PD, por unë e kuptoj sa keq ndihen ata. Nuk besojnë në atë që po u ofrohet. Ndoshta Basha i përdor si alibi për të thënë se kjo është PD.

Kam pasur një dyshim prej kohësh që kjo nuk është PD, sot nuk kam asnjë dilemë që kjo nuk është PD që unë njoh, me të cilën unë kam punuar dhe jam rritur. Kjo është një parti logon e së cilës e ka marrë Lulzim Basha për llogari të interesave familjare, klienteliste të tij. Lista në terësinë e saj, me pak përjashtime është lista e familjes Basha, bizneseve të tyre dhe klientëve të tij.

Pyetje: Ky qëndrim i juaji në kulmin e fushatës a e dëmton PD dhe e ndihmon Edi Ramën për të fituar zgjedhjet.Pyetja e dytë. Kur do ta kërkoni dorëheqjen e Bashës nëse nuk prisni datën e 22 korrikut kur do të jetë mbledhja normale?

Imami: Data 26 qershor është shumë vonë, ka një reagim paraprak, mesazh të qartë që thotë se nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu. Këtij shqetësimi janë orët, momentet, ditët e fundit me të cilën ne mund të merremi dhe për ti dhënë përgjigje para datës 26. Me datën 26 do të ketë kryer punë.

Jozefina Topalli: Ndihma më e madhe ndaj Edi Ramës, ka qenë, është duke mbajtur peng PD vetëm Lulzim Basha. Ndaj dhe jemi këtu. Vendi po rrëshqet drejt greminës. Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilri Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me nëjri tjetri9n kusht ë kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit.

Shkarkimi i Bashës, ja sa firma i duhen Topallit e Imamit nga Këshilli Kombëtar

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri, Arben Imami, dy nga ikonat e PD-së por të lënë jashtë listës të kreut Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, kanë deklaruar se listat janë hartuar kundër statutit të PD-së, ku dhe kanë kërkuar mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Nëse dy deputetët, ende me mandat deri në shtator, do ta nisin këtë procedurë ligjërisht. Referuar statutit të PD, neni 35, pika 4 ku flitet për kompetencat e Kuvendit Kombëtar parashikohet se “vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar”.

Këshilli Kombëtar nga ana e tij ka 270 anëtarë dhe do të duhet firma e gjysmës prej tyre, pra 136 anëtarë, për të hartuar mocionin, i cili më pas do ti shkojë bazës së partisë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Kritikët” e Bashës bëhen bashkë, takim intensiv me Topallin

Deputetët demokratë të përjashtuar nga lista “Basha”,  Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Keltis Kruja janë duke zhvilluar një takim me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Takimi mes tyre është duke u zhvilluar në një restorant në Tiranë. Nuk dihet ende vendimet që do të merren nga ky takim. Më herët deputetët Topalli dhe Imami kërkuar dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike duke e cilësuar si një lider të dështuar.

Preç Zogaj: Topalli e Imami janë të pavotuar e nuk i’u dihet pesha elektorale

Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Lezhës, Preç Zogaj, deklaron se lista e hartuar nga Basha është basti i tij personal për të cilën ai mban përgjegjësi të plota. Në një intervistë për “Panorama”, Zogaj shpjegon edhe lapsusin me vendndodhjen e tij në listë. Megjithatë, Zogaj thekson se asgjë nuk do ta ndryshonte qëndrimin e tij ndaj Lulzim Bashës veçse nëse ai tërhiqej nga projekti politik që ka nisur. Kandidati i PD-së për qarkun e Lezhës komenton edhe mungesat e emrave të njohur të PD-së në lista, si Topalli, Patozi, Bregu, Imami e Bode, duke sqaruar se për aq kohë sa asnjë deputet nuk votohet, por është pjesë e listave, për askënd nuk dihet pesha elektorale.

Goditja e radhës për Bashën. Aleati jep dorëheqjen nga kandidimi: Më ka fyer…

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legaliteti, Sulejman Gjana ka deklaruar sot dorëheqjen e tij nga kandidimi në zgjedhjet e 25 qershorit në listat e Partisë Demokratike.

I renditur nga Basha i 4-ti në listën e PD-së në Qarkun e Dibrës, Gjana thonë se me këtë pozicionim kryedemokrati jo vetëm e ka fyer atë personalisht por edhe i ka fyer partinë që ai drejton, PLL-në.

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur miq,

Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emërit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.

Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.

Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.

Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.

Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL.
I juaj përzemërsisht,
Sulejman Gjana
Kryetar i PLL

Eduard Selami: Koha për fushatë, jo për analiza

Eduard Selami e kritikoi qendrimin e kryetarit te PD Lulzim Basha gjate kohes qe opozita kishte ngritur cadren para Kryeministrise dhe rrezikonte te mos futej ne zgjedhje, por sot, ai i ka dale ne krahe. Edhe pse Selami mbeti jashte listes se Bashes per kandidatet per deputete te 25 qershorit, ne rrjetet sociale, Selami thote se lista ka mbeshtetjen e tij dhe se tani eshte koha per fushate dhe jo per analiza.

“Koha per fushate jo per analiza. Lista ka mbeshtetjen time. Suksese!”, shkruan Selami ne Twitter.

SHKARKO APP