Tragjedia e 4 të rinjve që u dogjën në makinë, kembanë alarmi për drejtuesit e automjetëve

Tragjedia e mbrëmshme ku katër të rinjë u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me një betonierë, jep alarmin për shpejtësinë dhe mos respektimin e sinjalistikës rrugore nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Por si ka mundësi që lejohen shoferë të rinjë me makinë të rënda si betoniere, që kërkon eksperiencë të madhe, apo që edhe në makina të mëdha shikon shoferë 20 vjeçar apo vetëm me pak vite eksperiencë.

Policia rrugore nuk duhet ti lejojë ose të kontrollojë patentat se si i marrin këta të rinjë, që më pas kthehen në tragjedi njerëzore për ata, por edhe për të tjerët.

Makina tip “Mercedes Benz” me të cilin katër të rinjtë po udhëtonin u përplas me një betoniere në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i makinës Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit. Enejdi dhe Erildi Laçi ishin vëllezër, ndërsa Andi Laçi ishte kushëri me ta. Viktima e katërt Enrikejd Kurti  ishte shok me tre të parët.

Betonierja e drejtuar nga 24-vjeçari Aleksandër Krrashi sapo kishte dalë nga pika e betonit rreth 100 metra nga vendngjarja dhe ka hyrë në rrugën kryesore, dhe kur është futur në rrugë ka ecur vetëm 20 metra. Në këto momente automjeti tip Benz me gaz-benzinë me të cilën udhëtonin të rinjtë është përplasur me betonieren, duke e goditur nga pas. Makina e të rinjve ka shpërthyer menjëherë në flakë. Përplasja ishte aq e fortë saqë mjeti është shkatërruar plotësisht.

Policia po heton nëse betonierja ka pasur sinjale stop nga pas, sepse dyshohet qe të rinjtë nuk kanë parë momentin që betonierja është futur në rrugë sepse në asfalt nuk ka shenja frenimi.

Po ashtu po hetohet nëse betonierja ka ndaluar pasi është futur në rrugën kryesore apo ka qenë në lëvizje. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë me të kaluar në segmentin ku ndodhi aksidenti ka ecur vetëm 20 metra dhe shpejtësia ka qenë e ulët, ndërsa makina ku po udhëtonin të rinjtë ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas përplasjes, mësohet se drejtuesi i betonierës është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar pak orë më vonë nga policia.

Viktima e aksidentit tragjik po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, kur tre prej të rinjve kishin dalë për të marrë Erild Laçin, i cili kthehej nga Gjermania dhe sapo kanë lënë aeroportin janë nisur për në banesat e tyre në fshatin Borizanë.

Kjo është e tmerrshme se si ikën nga jeta katër të rinjë, të cilët pritën një njeri të tyre që vinte nga Gjermania për të shkuar të familja, por nuk arriti dot gjallë.

Shteti duhet të reagojë se si po ikin disa jetë të rinjash nga shpejtësia apo mos zbatimi i rregullave në rrugë.

Shumëherë jemi bërë deshmitarë që makina futën nga rrugët dytësore me shpejtesi dhe pa parë se ka makina në rrugën kryesoire.

SHKARKO APP