Tragji-komike/ LSI sulmon Ramën. Kundërpërgjigjet Basha, sulmon LSI
Tashmë mbetet e qartë për këdo në Shqipëri se pazari i mesnatës Basha-Rama është një pazar i fshehtë, jo transparent për publikun dhe me interesa personale . Me saktë kanë dakort që të ndajnë tortën e shtetit, bashkërisht, duke vendosur diktatin e dy partive të vjetra PS dhe PD. Realisht, nëse e gjykon qetësisht dhe pa ndonjë oreks partiak, shikon se pazari është antidemokratik dhe më saktë disi mafioz. Kishte muaj që opozita kërkonte rrëzimin e kryeministrit Rama, ashtu sikurse kishte muaj që Rama nuk hapte udhë zgjedhjeve të lira për hir të karrikes së tij kryeministrore. Erdhën nga BE, mbërritën me urgjencë amerikanë, foli LSI, kërkoi LIBRA, insistuan PDIU, publiku, media,etj që palët të ulen bashkë në gjetjen e një zgjidhje demokratike, ku opozita të futej në zgjedhje. Të gjithë dështuan. Papritur një mesnatë Lulzim Basha dhe Edi Rama u pajtuan, u morën vesh, ndanë pazaret, skicuan kujt duhet t’ia fusin, dhe e mbyllën marrëveshjen, e cila nuk është ajo që kanë publikuar. Pazari është në fuqi edhe për pas zgjedhjeve. Bashkëqeverisje, nëse arrijnë të marrin votat e popullit, duke i mashtruar. Dhe me pas në 26 qershor shpallin martesën burrë-burrë dhe grua-grua PS-ja dhe PD-ja. Pastaj do fillojnë masakrën mbi kushtetutën, Kodin Zgjedhor, mbi administratën, shoqerinë civile, median,etj. Bosët e biznesit kanë filluar të ndajnë ofertat e të dyve, me mirëkuptim, pasi ka për të gjithë grupin e Rilindjes dhe Republikës se Re. Për popullin, një shkop të madh.
Marrëveshja po të ishte e pastër, sejcili shpalos programin e vet ekonomik dhe elektoral, debaton, risjellë në vëmendje të publikut ato çka thënë për katër vite kundër njëri tjetrit. Por fushata po bëhet me barcoleta, me fotomontazhe, me ironi, me sulme ndaj konkurentit kryesor LSI, pasi iu prish planet e martesës Basha-Rama. Mjafton të shikosh replikat dhe luftën politike PS-PD dhe raportet PS-LSI dhe PD-LSI. Duket hapur se janë harmoni dhe sinkron Rama dhe Basha për të mposhtur LSI. Nuk ka më hapur se sa kaq. Nuk ka ndodhur në këto 27 vite fushatë e tillë elektorale PS-PD, ku vetëm sa nuk puthen hapur!
Nuk është puna për të mbrojtur LSI, pasi edhe ajo ka gjynahet e saj. Ka fajin që nuk e rrëzoi kryeministrin që korrikun e vitit të kaluar. Ka edhe gjynahe të tjera. Nuk qëndron problemi për të mbrojtur LSI, LIBRA si një parti e re, as PDIU si një parti që mban ekulibrin me kujdes. Çështja shtrohet për të qartësuar votuesit se nuk është pakt PD-PS, por një pazar Basha-Rama për të shpëtuar njeri tjetrin nga rrëzimi. Njeri në PD dhe tjetri në qeveri.
Mund të shikohet se më shumë PD-ja sulmon LSI dhe PS-ja LSI, se sa ka luftë mes PD dhe PS. Edhe sot fill pas sulmit me të gjitha topat luftarakë të LSI kundër Edi Ramës, ku e quajti Rilindjen ndërmarrjen me të madhe të drogës në Europë, doli Lulzim Basha nga njesia numër 8 në Tiranë dhe masakroi LSI.
Në kulmin e fushatës, kur pritej që marrëdhënia mes PS dhe PD të jetë më e tensionuar si asnjëherë, këto të dyja bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Bëhet fjalë për 8 projektvendime që janë votuar nga këshilltarët e djathtë. Reflektohet edhe në Këshillin Bashkiak klima e paqes dhe e dashurisë, e ngjizur në marrëveshjen Rama-Basha në 17 Maj, kur të dy gjetën dakortësi për shumë tema.
Nuk mund të thuhet, nëse votimi i përbashkët i projekteve në Këshillin Bashkiak është diskutuar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës natën e 17 majit, por nëse nuk është bërë, të dy kanë pasur ditë të tjera për ta diskutuar dhe për të rënë dakort.
Pasi dha votën, PD u largua nga salla për projektvendimin për Eco Tirana për pastrimin e qytetit. Sipas pr/vendimit, kompania mund të konkurojë për tenderat e pastrimi në qytetet e tjera, si një biznes i mirëfilltë.
Koordinim përfekt Basha-Rama!
(marrë nga www.albanianews1.al)
http://albanianews1.al/tragji-komike-lsi-sulmon-ramen-kunderpergjigjet-basha-sulmon-lsi/