Trajneri De Biasi flet pas ndeshjes: Luajtëm mirë, u mundëm nga emocionet

Trajneri Xhani De Biasi ka komentuar humbjen 0:1 me ekipin e Zvicrës. Ai tha se ndeshja ishte e mirë, por ekipi nuk arriti të mposhte emocionet në fillimin e saj.

“Ishte një ndeshje festë me shumë tifozë. Kjo ishte diçka e shumë e mirë. Në minutat e parë nuk hymë dot me mentalitetin e duhur.  Duhet të bënim mirë një garë të fitonin mbi emocionet. Ne garën e bëmë të mirë, por nuk mposhtëm dot emocionet”,- tha De Biasi.

Ai tha se largimi i Canës solli probleme në Skuadër.   “Të mos harrojmë se po luanim me një më pak dhe kjo solli shumë lodhje te skuadra”,- tha ai.

SHKARKO APP