3000 forca policore për të dielën. Basha: Në Kavajë rrëzojmë bandën e Ramës!
Përballja finale mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës do jetë Kavaja. Ndërkohë po vendoset shtetrrethim në Kavajë nga mbi tre mijë forca policore. Një pjesë e madhe e tyre kanë urdhër të vishen civilë dhe të jenë në gadishmeri maksimale në momentin që masa e madhe e opozitës do tentojë të marrë kutitë e votimit nëpër qendrat e votimit. Ndërkohë të shtunën në darkë parashikohet grumbullimi i demonstruesve të opozitës në sheshin kryesor të Kavajës si dhe në rrugët e saj. Kreshnik Spahiu është përgatitur me mbi 2 mijë veta që të përdorë forcën nëse preket apo dhunohet ndonjë simpatizant i tij nga forcat policore apo militantë të PS. Nga kryesia e PD-së janë dërguar disa deputetë me eksperiencë, të cilët njohin mirë “metodat partizane” të përballjes. Po kështu batalioni “Azem Hajdari” me qindra e qindra të rinjë do jenë në rreshtin e parë. Nga ana e saj policia ka urdhër të mos lejojë asnjë person që nuk ka leje banimi në Kavajë të futet brenda në qytet. Këtu mendohet që të jetë përballja e parë mes policisë dhe turmës stërmadhe, e cila do tentojë të futet në Kavajë. Autoblindat e policisë dhe ushtrisë do bllokojnë kalimin e makinave apo autobuzave që vijnë nga jashtë Kavajës.
Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot gjithë shqiptarëve të bashkohen të dielën në një protestë madhështore në Kavajë, “në stacionin më të rëndësishëm të kësaj beteje finale”, siç e cilësoi ai protestën 77-ditore të opozitës.
“Ne jemi gati, – tha Basha, – dhe stacioni ynë më i rëndësishëm në këtë betejë finale, përballja e parë është dita e diel në kryeqytetin e lirisë, në kryeqytetin e demokracisë, në Kavajë!
Nga Kavaja, le të përhapet lajmi i mirë kudo se Republika e vjetër, se fasada e Republikës së vjetër është një tigër letre, një grusht pushtetarësh të korruptuar. Nga Kavaja ditën e diel le ta mundësojë çdo shqiptar dhe mik i huaj, dashamirësit dhe kundërshtarët e Republikës së re le ta dinë se më 7 maj, Republika e vjetër rrëzohet në Kavajë. Ndaj për fatet dhe të drejtat e shqiptarëve, për fatin dhe të drejtat e çdo kryefamilajri, për të ardhmen e çdo të riu, le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor! Në përballejn paqesore por të vendosur që do të shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër dhe fitoren e republikës së re. Nuk do të lejojmë krimin, drogën, roshin dhe kaposhin të nëpërkëmbë Kavajës dhe en do të jemi të gjithë aty. Përveç vendosmërisë, le të shënojmë agimin e republikës së re. Tregojini botës dhe Shqipërisë. Ku do të jemi ditën e diel? Ku nis fitorja? Ku ngrihet e rritet e demokracia? Në Kavajë! Fitore!- përfundoi Lulzim Basha.
Nga burime brenda selisë blu tregojnë se janë përpiluar listat me militantë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, të cilët do mbërrijnë në Kavajë ditën e dielë. Sipas tyre llogoritet diku te 200 mijë veta apo edhe me shumë që do jenë në Kavajë ditën e dielë për të bllokuar votimet dhe rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Kështu mendojnë në PD.
Ndërkohë trupi diplomatik është në alarm të madh nga destabiliteti që mund të vijë në një vend të NATO-s. Po mendohet, edhe nga PS, ti hedhin një “karrem” Bashës në mënyrë që të krijojnë idenë sikur Rama po tërhiqet. Por lideri i PD-së ka vendosur që deri ditën e shtunë në ora 12.00 Edi Rama të firmosë dorëheqjen. Në të kundërt e vendos Kavaja fatin e kryeministrit.
Por Kavaja do vendos edhe fatin politik të Lulzim Bashës.