Tri qytetet më të mëdha turke refuzojnë fuqinë e Presidentit Erdogan
Ndryshimet kushtetuese në Turqi po marrin një po nga votuesit turq. Por Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka marrë një goditje të fuqishme në referendumin e zhvilluar sot në vend, për ndryshime kushtetuese, që do t’i jepnin atij kompetenca të gjera.
Erdogan, i cili nga Perëndimi po kritikohet se po e çon Turqinë drejt diktaturës, nuk ka marrë mbështetje për reformën kushtetuese në tri qytetet më të mëdha turke. Ky është një tregues i rëndësishëm, por në fund vota në shumicën e zonave fshatare ka vendosur.
Kryeqyteti Ankaraja, Stambolli dhe Izmiri kanë refuzuar ndryshimet kushtetuese, duke i dhënë një goditje ish-kryeministrit të Turqisë.
Në Stamboll, 51.07 për qind e qytetarëve kanë votuar ‘Jo’, në Izmir 68.59 për qind, ndërsa në kryeqendrën e vendit 50.67 për qind.
Turqit e Shqipërisë i thonë “JO” ndryshimeve kushtetuese në Turqi
Turqit në Shqipëri kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese në referendumin turk, i cili kërkon t’i japë Erdoganit pushtet të ri gjithëpërfshirës.
58.20% të tyre votuan kundër ndryshimeve kushtetuese.
Të hapura ishin vetëm 2 kuti votimi me 373 vota, prej të cilave 366 të vlefshme.
1.007 turq në Shqipëri patën drejt vote në referendum
JA ÇFARE KERKON ERDOGAN ME NDRYSHIMET KUSHTETUESE
– Hiqet posti i kryeministrit, krijohet vendi i zëvendëspresidentit
– Presidenti bëhet kryetari i qeverisë dhe shtetit dhe mund të mbajë lidhje politike me partinë.
– Presidentit i jepen kompetenca të mëdha, me aftësinë për të nxjerrë dekrete dhe për të shkarkuar parlamentin.
– Parlamenti nuk do të jetë më në gjendje që të shqyrtojë ministrat
– Parlamentit i jepen fuqi të limituara për të hetuar apo shkarkuar presidentin
ANA TJETËR E TURQISË
Parku Gezi në Stamboll është një ndër hapësirat e rralla të gjelbërta në mes të një qyteti që i kanë zënë frymën me beton. I shtrirë pranë sheshit Taksim, ikona e Stambollit, është një parajsë pemësh dhe bari mes zhurmës dhe borive të makinave.
Gezi nuk ka marrë cmim ndonjëherë – por rëndësia e tij u transformua në vitin 2013. Teksa qeveria njoftoi se aty do të ngrihej një qendër tregtare, ai u shndërrua në simbolin e një tjetë pike –kthese të lidershipit të Erdogan.
Një grup i vogël ambientalistësh u vendosën në park dhe e kundështuan. Në të aguar të 28 majit, policia ndërhyri duke u djegur tendat dhe duke përdorur gazin lotsjellës.
Ishte shkëndija që ndezi protestat më të mëdha në rrugë, në historinë e Turqisë moderne.
Erdogan, që ishte shfaqur si një reformator pro-Europian në vitet e tij të para, po tregonte anën e tij autoritare që po merrte krah.
Konservatorizmi po rritej – u shpallën kufizime në shitjen e alkoolit dhe u ndaluan abortet. Erdogan u kërkoi grave që të kenë më shumë fëmijë.
Puna nisi për xhaminë më të madhe të Turqisë, pavarësisht ankesave që ajo po ndërtohej në zona pyjore të mbrojtura dhe do të dominonte horizontin e Stambollit.
Ndërkohë që disa anëtarë të qeverisë provuan një qasje më pajtues ndaj protestuesve, Erdogan reagoi në formë të ashpër, duke i akuzuar ata për “konsum të alkoolit në xhami- diçka që imami i xhamisë e mohoi.
Polarizimi u thellua teksa Erdogan u përfshi në skandalin e përgjimeve telefonike në fund të vitit 2013 që u duk se e implikoi atë dhe rrethin e tij në një aferë korruptive të cilën ai e mohoi.
Ai ushqeu mentalitetin e vjetër otoman të Turqisë nën rrethim nga armiqtë e saj, duke e ilustruar me thënien e vjetër “i vetmi mik i një turku është një turk”.
Kishte cdo javë teori konspirative teksa kyeministri po afronte besnikët dhe po dëbonte apo anashkalonte anëtarët e partisë së tij që guxuan të mospajtohen me të.
Liria e shprehjes u kufizua rëndë. Progresi i viteve të para të Erdoganit ra, ndërsa kritikë, gazetarë, shkrimtarë e artistë u njollosën si tradhëtarë. Turqia iu kthye rekordeve si vendi me më shumë gazetarë të dënuar.
NËN SULM
Për Erdogan kohët ekstreme justifikojnë masat ekstreme.
“Nuk ka ndryshim mes një terroristi që mban një armë dhe atyre që përdorin lapsat dhe pozitat që u shërbejnë qëllimeve të tyre”, deklaroi ai pas sulmit më të rëndë terrorist në Turqi që shkaktoi 103 viktima, në një stacion treni në Ankara në tetor 2015.
Ai paralajmëroi rënien e tij – dhe ardhjen e dhjetëra sulmeve të tjera.
Afro 30 sulme terroriste në dy vitet e fundit kanë vrarë rreth 500 njerëz.
Militantët kurdë kanë qenë pas disave prej tyre – shumica kundër policëve dhe ushtarëve – ndërsa ISIS goditi zona publike, përfshirë aeroportin Ataturk në Stamboll dhe klubin Reina në vigjilje të vitit të ri.
Turqia ndihej në ankth, duke pritur sulmin e radhës – siguria është cështja kryesore edhe për ata që votuan sot.
GULEN
“Lëvizja Gulen (Gylen) është përkufizimi i përsorur i një kulti” thotë Said Alpsoy, i cili qëndron i ulur në studion e tij i rrethuar nga libra mbi Islamin.
Si një kërkues konservativ ai i ka shpenzuar 17 vitet e tij si ndjekës i Fethullah Gulen, klerikut islamik të cilin qeveria e akuzon si orkestrues të grushtit të dështuar të shtetit.
Fethullah Gulen ka ndërtuar një rrjet ndjekësish prej 1960, kryesisht përmes shkollave dhe universiteteve që ai ka ndërtuar në Turqi dhe në mbarë botën.
Grupi e prezanton veten si një “lëvizje e frymëzuar nga bestytnia, jo – politike, kulturore dhe edukuese, me respekt për “simpatinë, dhembshurinë dhe altruizmin” përmes projekteve nga shkollat private tek programet kundër varfërisë.
Por ndjekësit e tij përfunduan në pozicione kyce në mbarë Turqinë, në sektorin public dhe privat, të udhëhequr nga Gulen, i cili vendosi të jetonte në SHBA.
“Lëvisja s’ka thëën asnjëherë “le të marrim përsipër shtetin”, thotë Said Alpsoy.
“Në vend të kësaj ajo do të thoshte: “shteti është marrë nga armiqtë e fesë – le t’i heqim qafe këta pushtues dhe t’ua japim atë pronarëve të vërtetë – myslimanëve të guximshëm të Anadollit”.
Për shumë vite Gulen ka qenë një aleat i Erdogan, duke e ndihmuar atë që të pastrojë ushtrinë nga sekularistët. Por kur skandali i korrupsionit mbi kryeministrin shpërtheu në vitin 2013, Erdogan akuzoi të ashtuquajturit “Gylenistë” se i kishin përgjuar telefonat. Gyleni u shndërrua në armikun numër një, i akuzuar për drejtimin e një shteti paralel.
Në vitin 2016 pasi e akuzoi për pucin e shtetit Erdogan kërkoi ekstradimin e tij.
Qeveri të huaja kanë ngritur dyshime – agjencitë e inteligjencës në BE dhe Gjermani thonë se nuk besojnë që Gylen e urdhëroi grushtin e shtetit.
Komiteti i Cështjeve të Jashtme në Britaninë e Madhe gjeti se disa ndjekës të Gylenit ishin përfshirë, por jo e gjithë lëvizja. Turqia i kërkon vazhdimisht Uashingtonit ta ekstradojë.
EKONOMIA
Pas rënies së 2011 që solli inflacionin kronik dhe lira turke arriti në 1.5 milionë kundretj një dollari, Erdogan ndërtoi një reputacion për kompetencën ekonomike.
Rritja ekonomike arriti në 10 % në vitin 2011 dhe Turqia u cilësuar si Tigri i Ri, ekonomia me rritjen më të shpejtë në grupin e 20 vendeve më të industrializuara.
Por sulmet terroriste dhe trazirat politike e kanë cuar ekonominë në rënie për herë të parë prej vitit 2009.
Papunësia është mbi 12 %. Lira turke ka humbur ¼ e vlerës së saj kundrejt dollarit prej mesit të vitit 2016 shkruan BBC