Triumfi i kryeministrit nga “plagosja” prej Kushtetueses dhe SPAK-ut

Edi Rama është akuzuar dhe vazhdon të akuzohet se ka kapur të gjitha pushtetet në Shqipëri. Nga forca e numrave në parlament dhe nga autoriteti i tij i fortë, pothuaj shumëkush mendonte se Edi Rama zotëron gjithçka.

Por goditja që i dha Gjykata Kushtetuese dhe për me tepër shigjeta e SPAK-ut që qëlloi mbi numrin dy në qeveri, nuk lë asnjë fije dyshimi se kryeministri mbetet i gjithëpushtetshëm në qeverisje, në PS dhe në disa institucione të tjera kushtetuese, por kurrsesi në drejtësi.

Për me tepër edhe kryetari i Gjykatës së Lartë ka shënjestruar Kodin e Ri Penal, kod ky i hartuar nga ish-prokurori i përgjithshëm Arben Rakipi, njeri i pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kryeprokurori i përgjithshëm i Republikës ka dalë hapur disa praktikave qeveritare dhe mazhorancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atëhere si e zotëron dhe kontrollon drejtësinë, kryeministri?!

Ne nuk dimë se çfarë mendon brenda vetes kryeministri për këto institucione apo çfarë manovrash luan ai që ti fus në dorë, por fakti publik mbetet se ai nuk ka asgjë nën kontroll në drejtësi.

Pikëpyetja e madhe mbetet nëse kryeministri me 83 mandate, bashkë me doktor Berishen, a do ti fusin duart në Kushtetutë.

Dhe do ti fusin vitin e ardhshëm!

Kjo është e sigurtë.

Por problemi qëndron nëse do të prekin edhe drejtësinë.

Duket se po!

Atëhere frika se po kapin drejtësinë duhet kthyer në problem shoqeror.

Berisha thotë se nuk bashkëpunon me kryeministrin, por shenjat se të dy luajnë fijet duke mos prekur pushtetin e njeri tjetrit, është realitet i frikshëm.

Rama mbetet MBRET në pushtet kurse Berisha Perandor në opozitë.

Realisht të dy janë në PUSHTET!/S.P./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?