Trump i drejtohet ish-presidentit rus: Kujdes me mua! Po hyn në territor shumë të rrezikshëm!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpërthyer sërish me tone të ashpra ndaj Rusisë, këtë herë duke e vënë në shënjestër ish-presidentin Dmitry Medvedev. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Trump e ka cilësuar Medvedevin si një “të dështuar” dhe e ka paralajmëruar që të mos tejkalojë kufijtë.

“Rusia dhe SHBA pothuajse nuk bëjnë fare biznes bashkë. Le të mbetet kështu, dhe i thoni Medvedevit, ish-presidentit të dështuar të Rusisë, që mendon se ende është president, të ketë kujdes me fjalët. Po hyn në territor shumë të rrezikshëm!”, shkroi Trump.

Reagimi i ish-presidentit amerikan vjen pas komenteve të fundit të Medvedevit, të cilat kanë nxitur tensione dhe polemika në skenën ndërkombëtare. Trump, i njohur për retorikën e tij të drejtpërdrejtë, duket se po i rikthehet qasjes së ashpër ndaj Moskës, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të ngrira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Medvedev i cili aktualisht mban një rol të lartë në Këshillin e Sigurisë së Rusisë, është përfolur shpesh për deklarata provokuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?