Trump kërcënon Nigerinë: “Do nis ushtrinë amerikane për të mbrojtur të krishterët”

Presidenti amerikan paralajmëron ndërhyrje ushtarake dhe ndalimin e ndihmës për Nigerinë, duke e akuzuar qeverinë e këtij vendi për mosmbrojtjen e komuniteteve të krishtera. Grupet e armatosura islamike po vrasin masivisht të krishterët në Nigeri.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar mundësinë e një veprimi ushtarak kundër Nigerisë, duke e akuzuar qeverinë e vendit afrikan se “nuk po bën mjaft për të ndalur dhunën ndaj komuniteteve të krishtera”.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump e përshkroi situatën si “masakër kolektive” dhe njoftoi se ka kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes “të përgatitet për veprime të mundshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“SHBA mund të shkojë në atë vend tashmë të diskredituar, me armë të ndezura, për të shkatërruar terroristët islamikë që kryejnë këto mizori,” – shkroi Trump, duke paralajmëruar edhe ndalimin e menjëhershëm të ndihmës amerikane për Nigerinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Pentagonit erdhi përmes Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili në rrjetet sociale deklaroi se “Departamenti i Luftës po përgatitet për çdo skenar”.

Nga ana tjetër, presidenti nigerian Bola Tinubu e quajti përshkrimin e dhunës “të njëanshëm dhe të gabuar”, duke theksuar se qeveria e tij po punon për të mbrojtur të gjitha komunitetet fetare.

Ai shtoi se “dhuna në vend ka shkaqe të shumëfishta – fetare, etnike dhe ekonomike – dhe kërkon zgjidhje të balancuar, jo ndërhyrje ushtarake”.

Ekspertët paralajmërojnë se ky tension i ri mund të përshkallëzojë ndërhyrjet amerikane në Afrikë, duke hapur një kapitull të ri diplomatik dhe ushtarak me pasoja të paparashikueshme për rajonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?