Trump: Presidenti Maduro i Venezuelës është “arrestuar dhe nxjerrë jashtë vendit”!

-Botuar në radion shtetrore gjermane DW-

SHBA kanë kryer një goditje ushtarake ndaj Venezuelës. Kryeqyteti Karakas u trondit ka shpërthimet. Sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump kreu i pushtetit Nicolás Maduro është arrestuar.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u shpreh për një “kundërgoditje të suksesshme kundërVenezuelës”. Gjatë një sulmi ushtarak të SHBA-së ndaj vendit amerikano-jugor është shfuqizuar kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nicolás Maduro është “arrestuar dhe nxjerrë jashtë vendit”, vuri në dukje Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe bashkëshortja e tij Cilia Adela Flores de Maduro mbahet në arrest nga SHBA. Se ku ndodhen konkretisht të dy deri tani është e paqartë.

Arrestimi i Maduros, sipas të dhënave nga Uashingtoni, u krye nga ushtarë të njësisë elitë të SHBA-së. Televizioni CBS News njofton, se kanë qenë pjestarët e njësisë speciale të ushtrisë së SHBA-së Delta Force, që kanë vepruar. Për shkak të sulmit të SHBA-së, Ministria e Mbrojtjes në Venezuelë deklaroi se do të reagojë ushtarakisht.

Do të ketë një “mobilizim masiv- me të gjitha mjetet balistike në tokë, ajër, det dhe lumenj”, tha ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino në një fjalim, që u publikua në rrjetet online. “Trupat e invazorëve”, tha Padrino, kanë “përdhosur tokën tonë”. Ushtria e SHBA-së madje ka sulmuar zona banimi.

Ndërkohë po mblidhen informacione për “të plagosur dhe të vdekur”.

Shpërthime në Karakas

Më parë në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, sipas njoftimeve në media, kanë ndodhur një sërë shpërthimesh – shumë prej tyre në një zonë përreth bazës mbrojtëse të aviacionit. Mbi aeroportin La Carlota u ngjitën re tymi, sikurse shihet nga fotografitë e agjencisë së lajmeve AP. Njoftohet në të njëjtin kontekst edhe për avionë që kanë fluturuar ulët.

Shpërthimet në Karakas kanë nisur qysh në orën 02:00 sipas orës lokale, sikurse njoftojnë gazetarë të angjencisë AP dhe të banorë të qytetit. Banorët e Fuerte Tiuna, bazës më të madhe ushtarake në Karakas, thonë, se kanë dëgjuar të shtëna. Edhe në qytetin e afërt bregdetar La Guaira, që ndahet nga një zonë malore prej Karakas, kanë ndodhur shpërthime rreth orës 02:00 sipas orës lokale.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka udhëzuar mobilizimin e popullsisë, thuhet në një njoftim të qeverisë të bërë publik të shtunën (02.01.2026).

Qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA-në për agresion ushtarak kundër objektivave civile dhe ushtarake. Kjo përbën shkelje të Kartës së OKB-së, thuhet në një komunikatë qeveritare nga Karakas.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump së fundi pati kërcënuar, se ditët e Maduros “janë të numëruara”./DW/

Zjarr në Fuerte Tiuna, kompleksin më të madh ushtarak të Venezuelës, pas një serie shpërthimesh në Karakas më 3 janar 2026.

Reagimi i Donald Trump

Donald Trump pohoi lajmet se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës, e befasoi me deklaratën se tashmë janë kapur e larguar me avion nga vendi presidenti venezueljan Nicolas Maduro, së bashku me gruan e tij. “Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më vonë.  Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ishte mesazhi i tij në rrjetin social Truth Social.

Trumpi është zotuar vazhdimisht se do të kryente operacione tokësore në Venezuelë, e cila është prodhuese e naftës në Amerikën e Jugut, dhe e cila udhëhiqet nga Maduro që nga viti 2013. Shtetet e Bashkuara, opozita venezuelase dhe disa vende të tjera thonë se Maduro i manipuloi zgjedhjet vitin e kaluar për të qëndruar në pushtet. Trump nuk i ka treguar në hollësi qëllimet e tij, por, sipas Reutersit, ai ka ushtruar privatisht trysni ndaj Maduros që të largohet nga vendi. Të hënën, kreu i shtetit amerikane qe shprehur se do të ishte mencuri nga ana e Maduros të largohej vetë nga pushteti.

Reagime të forta ndërkombëtare

Reagimet kanë nisur nëpër botë, me Rusinë që e dënoi aksionin  ushtarak të SHBA-së në Venezuelë  duke thënë se nuk ka asnjë justifikim të qëndrueshëm për sulmin dhe se ideologjia ka mbizotëruar mbi diplomacinë.

“Këtë mëngjes, Shtetet e Bashkuara kryen një akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës. Kjo është thellësisht shqetësuese dhe e dënueshme”, deklaroi Ministria e Jashtme Ruse duke shtuar se “armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi pragmatizmin e biznesit”.

Spanja u ofrua menjëherë të ndërmjetësojë mes palëve për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Venezuelën. Ambasada e Italisë në Karakas i këshilloi qytetarët italianë që ndodhen atje të mos dalin nga shtëpitë, teksa kryeministrja Giorgia Meloni po e monitoron me kujdes situatën.

Liderët e Kubës dhe Kolumbisë i dënuan ashpër shpërthimet e kërkuan një reagim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar kundër atij që e përshkruan si sulm kriminal të SHBA-së ndaj Venezuelës.

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel shkroi në platformën X se rajoni po “sulmohet brutalisht” dhe e quajti këtë “terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelian”.

Trumpi e ka akuzuar Venezuelën se po e mbush SHBA-në me drogë, dhe administrata e tij prej muajsh ka bombarduar anije që vijnë nga Amerika e Jugut, të cilat pretendon se transportonin drogë.

Gazeta londineze The Guardian shkruan:

Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “kapur” diktatorin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, duke i transportuar jashtë vendit pas një sulmi para agimit në Karakas dhe rajonin përreth.

Presidenti amerikan e quajti operacionin “brilant”, duke theksuar planifikimin e mirë dhe trupat e shkëlqyera, ndërsa dëshmitarët në Venezuelë raportuan një sërë shpërthimesh. Trump konfirmoi në rrjetet sociale se trupat e tij kishin nisur një “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe premtoi detaje të mëtejshme në një konferencë shtypi. CBS News raportoi se Maduro ishte kapur nga anëtarë të njësisë elitare të ushtrisë Delta Force, e njohur për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019. Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, në televizionin shtetëror, dukej se konfirmonte kapjen e Maduros dhe Flores, duke pranuar se nuk dinte vendndodhjen e tyre. Ajo kërkoi “provë jete” të menjëhershme për çiftin dhe akuzoi SHBA-në për “vrasjen e burrave dhe grave të përulura dhe të pafajshme venezueliane”.

Qeveria e Venezuelës akuzoi SHBA-në për nisjen e një sërë sulmesh kundër objektivave civile dhe ushtarake, pas shpërthimeve që tronditën kryeqytetin para agimit të së shtunës.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të ngriheshin kundër sulmit, duke paralajmëruar se Uashingtoni rrezikonte të zhyste Amerikën Latine në kaos me një akt “jashtëzakonisht serioz” të “agresionit ushtarak”. Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino López, e quajti operacionin e SHBA-së “të dënueshëm” dhe “kriminal”, duke deklaruar se forcat pushtuese “barbare” kishin “përdhosur tokën e shenjtë”. Ai theksoi se kjo “pushtim” përfaqësonte “zemërimin më të madh që vendi ka pësuar ndonjëherë” dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe ushtarëve të bashkoheshin për të rezistuar.

Qeveria konfirmoi sulme edhe në shtetet Miranda, La Guaira dhe Aragua, duke theksuar se objektivi i vetëm ishte marrja e burimeve strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftës dhe mineraleve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?